‘Tirana po zien kudo!’/ Përfaqësuesit e PD ftojnë qytetarët të dalin në protestën kombëtare të 11 korrikut

‘Tirana po zien kudo!’/ Përfaqësuesit e PD ftojnë qytetarët të dalin në protestën kombëtare të 11 korrikut

23:19, 10/07/2024
A+ Aa A-

Të rinjtë e FRPD, anëtarët e kryesisë Këlliçi, Muçollari, Xhaferri, Akil Kraja, Edith Harxhi, Klevis Balliu dhe deputetet Hoti, Zhupa, Dhori etj kanë ftuar qytetarët e Tiranës pasditen e sotme për protestën kombëtare të opozitës, e cila mbahet nesër në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një dalje nga kodrat e Liqenit Artificial, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë bashkëbiseduar për hallet e përditshme që u rëndojnë qytetarëve prej keqqeverisjes 11 vjeçare të Rilindjes, duke i ftuar ata të bashkohen nesër në protestë për të ndryshuar të ardhmen e tyre dhe fëmijëve të tyre.

Postimi:

Energji pozitive pafund me qytetarët e Tiranës dhe FRPD 💙

Sot ishim sëbashku me të rinjtë e FRPD dhe disa deputetë të PD, në takime me kryeqytetasit të cilët kishin zgjedhur parkun artificial të liqenit për të kaluar pasditen. 

Tirana po zien kudo! Padurimi i qytetarëve për protestën e nesërme është në limite! Jam i bindur se 11 korriku do të shënojë protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë në vend! 

Mos mungo, eja dhe ti 🫵🏻

Rinia, qytetarët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë do derdhen nesër në bulevard, më shumë se kurrë e më të vendosur se kurrë 💪🏻🙏🏻

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco