E reja e FRPD-së: Intelektualët kanë ikur, në Shqipëri ka ngelur vetëm i varfri dhe oligarku

E reja e FRPD-së: Intelektualët kanë ikur, në Shqipëri ka ngelur vetëm i varfri dhe oligarku

20:34, 10/07/2024
A+ Aa A-

Ditën e neserme Partia Demokratike e Shqipërisë ka planifikuar një nga protestat më të mëdha të pritshme me fillim në orën 20:00, ku pritet një pjesëmarrje masive e qytetarëve Shqipëtarë.

Në tubimin e mbajtur në 'Rrugën e Lirisë' e reja e FRPD, u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqipëtarë të bashkohen në protestën e nesërme për të mposhtur shtetin e krimit dhe për të kthyer Shqipërinë në vendin e bekuar që meriton të jetë.

 'Nesër është protesta e 11 Korrikut, një protestë ku duhet të jemi të gjithë pjesë me familjet tona, për të treguar atë për të cilën ne kemi luftuar gjithë këto ditë në rrugën e shpresës.

Ne kemi mijëra e mijëra arsye për të protestuar duke filluar nga një nga problematika më e fuqishme e cila ulëret për tu rregulluar, largimi i të rinjve, të rinjtë që largohen, të rinjtë që braktisin vendin, të rinjtë të cilit nuk gjejnë shpresë për të jetuar më në këtë vënd të bekuar, Shqiperi, por fatkeqësisht për shkak të kësaj qeverije është kthyer në një vend të mallkuar. Mungon cdo gjë në Shqiperi, mungon infrastruktura, mungon shëndetësia falas që kemi kaq shumë vite që e presim, por që po na del më e shtrenjtë sepse nuk po e paguajmë më as me para , as me djersë e mund por po e paguajmë më jetët tona.

Po ndodh çdo gjë e keqe në ktë vend, çdo gjë e ka kaluar limitin, çdo gjë është kthyer në skandal. Ka shumë arsye për të protestuar, secili ka arsyet e veta. Janë aq shumë arsye sa nëse do të fillonim ti numëronim, ua them me sinqeritet të plotë se nuk kanë fund, nuk kanë fund sepse ekziston një varfëri e skajshme e cila ka prekur gjithë cepat e Shqiperisë duke filluar nga qyteti i Tiranës e duke vazhduar me fshatra e qytete të tjerë, fshatra të boshatisur nga rinia, të boshatisur nga shtresa intelektuale e cila në Shqipëri nuk po ekziston më, dhe po ngelet vetëm i varfri dhe oligarku.'- shprehet e reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco