‘Firmosim ndryshimin’/ Berisha: Çdo burrë, grua, nënë, baba, del nesër në shesh për vete, fëmijët e tij

20:29, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te protesta e nesërme e opozitës para Kryeministrisë në orën 20:00.

‘Nesër çdo burrë, çdo grua, çdo nënë, çdo baba i këtij vendi del në shesh për vete, fëmijët e tij. Del për të firmosur ndryshimin’, theksoi Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Thirrja ime e veçantë shkon për gjimnazistët, merrni përsipër misionin tuaj, mblidhuni nga të katër anët e Shqipërisë nesër në rrugët dhe sheshet e Tiranës, sepse ndaj jush ky regjim armiqësor, dëmtoi fuqinë tuaj mendore.

Me korrupsionin e tij në shkolla ju katandisi ju në honet e padijes.

Ju zbriti ju në nivelet më të ulëta botërore të mendimit kreativ, sepse arsimin e udhëhoqën ministret e pashpirt, që me paratë e arsimit ndërtonin vila. Hajdutë të shpërfytyruar, militantë fanatikë.

Gjimnaziste dhe gjimnazistë, nesër është dita juaj e ndëshkimit tuaj të këtij regjimi armiqësor ndaj jush dhe mbarë shqiptarëve.

Në emër tuaj, unë i bëj thirrje çdo prindi, nëne, babai në këtë vend, nesër të dalin në shesh për kauzën e drejtë të tij.

Të dalë në shesh si ndëshkim ndaj regjimit që ka katandisur ju, prindërit shqiptarë, që 18 përqind të rasteve të mos ushqeni dot fëmijët tuaj.

Që detyron fëmijët tuaj të marrin rrugët e dheut se nuk u ofron asnjë mundësi, asnjë alternativë dinjitoze për jetën e tyre.

Nesër pra, çdo burrë, çdo grua, çdo nënë, çdo baba i këtij vendi del në shesh për vete, fëmijët e tij.

Por del në shesh dhe për të gjithë ata që sakrifikuan, që ranë, që punuan me nder për këtë vend, i cili po zbrazet çdo ditë.

Ftoj nesër çdo pensionist shqiptar që në dhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, vuajti për kafshatën e gojës. Vuajti për ilaçet. Vuajti në mënyrën më të pamerituar sepse blen ushqimin me atë pension më shtrenjtë se në vendet më të pasura të Europës.

Kurse pensioni i tyre krahasuar me rritjen e çmimeve është qartësisht më i ulët se në vitin 2013.

Ndaj dhe burra dhe gra të moshuar, nesër sipas mundësive tuaja, të gjithë në shesh për të treguar përçmimin ndaj këtij regjimi.

Vendosmërinë për të firmosur ndryshimin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco