VIDEO/ Berisha: I drejtohem çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës

20:22, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kreu i PD, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve dhe të rejave që të dalin në shesh dhe të marrin fatet e tyre në duar.

Berisha ka theksuar se nesër është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor.

Fjala: 

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të kauzës së drejtë të çdo shqiptari.

Me qëndresën tuaj, me fjalët e oratorëve nga kjo platformë, ju jeni shndërruar në një frymëzim të pashuar për mbarë shqiptarët.

Ju përcillni në të katër anët e vendit shpresë, besim, guxim dhe qëndresë për një Shqipëri siç e meritojnë shqiptarët.

Nesër është dita e vërtetë e shqiptarëve.

Është dita në të cilën qytetarët e këtij vendi do të ngrihen me forcën e bashkimit të tyre dhe do të çelin dyert e përmbysjes të këtij regjimi armiqësor.

Regjimi pushtues të brendshëm.

Regjimi që po zbraz Shqipërinë sa asnjë luftë, sa asnjë fatkeqësi natyrore, sa asnjë epidemi dhe asnjë pushtim në të gjitha kohërat.

Ndaj dhe unë sot thirrjen time do ta nis duke iu drejtuar çdo të reje dhe të riu shqiptar, nesër Shqipëria iu thërret në rrugët dhe sheshet e Tiranës.

Nesër, Shqipëria ju pret në rrugët dhe sheshet e Tiranës si shpëtimtarë.

Nesër, ju vajzat dhe djemtë e këtij vendi, duhet t’i përgjigjeni thirrjes së saj.

Mos harroni se Shqipëria iu fton ju në një nga momentet më kritike të ekzistencës së saj.

Ju fton ju në një moment kur pas një dekade sundimi të Edi Ramës, ajo ka ardhur buzë greminës.

Ajo numëron tashmë çdo vit më shumë të vdekur se të lindur.

E merrni pra me mend se sa të çmuar jeni ju për vendin dhe kombin tuaj.

Prandaj dhe nesër, në ditën e besës së madhe të shqiptarëve për të shpëtuar Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco