‘47% e fëmijëve, të kequshqyer’/ Alizoti: A ka arsye më të madhe se sa kjo e dhënë për të protestuar

19:53, 10/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e orë 19.00 në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko për të diskutuar mbi situatën politike dhe protestën kombëtare të organizuar nga opozita ishte deputeti i PD, Tomor Alizoti.

Alizoti është shprehur se në Shqipëri rreth 47% e fëmijëve sipas UNICEF nuk janë të aftë të ushqehen si duhet, vetëm kjo e dhënë tronditëse është arsye madhore për të protestuar.

"Kush shqiptar mendon sot se nuk ka arsye për të protestuar në vend. sot nuk besoj se ka njerz që na shohin të cilët nuk besojnë se në Shqipëri nuk ka arsye për të protestuar.

Individ shqiptar është individi i trajtuar në mënyrën më të padrejtë dhe më keqtrajtuar si individi brenda kufijve por edhe jashtë kufijve. Protestat mund të jenë për shëndetësinë, për ekonominë, për shpopullimin për gjithçka.

Është bërë një rrugë që njerëzit duhet të kalojnë domosdoshmërisht për të shkuar në Kosovë dhe është më nivelin më të lartë të taksës që duhet të paguhet.

Sipas një e dhëne nga UNICEF ku thuhet se 47% e fëmijëve nuk ushqehen dot në Shqipëri është e dhënë tronditëse. Këta shqiptar të cilët kanë festuar me flamuj në stadium, festë që e kam bërë dhe unë në shtëpi edhe me të drejtë duhet të kuptojnë se gjysma e fëmijëve të kombit të tyre nuk ushqehen dot si duhet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco