VIDEO/ Genc Burimi: Aministia fiskale pika e thyerjes së Ramës me ndërkombëtarët

18:06, 10/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meëon në SYRI TV, është shprehur se, Edi Rama e ka thyer besimin e ndërkombëtarëve.

Burimi u shpreh se, Shqipëria nuk mund të hiqej nga lista gri e pastrimit të parave, por ky ishte si një kush për mos bërjen e amnistrisë fiskale.

‘Perëndimi është si motor makine dhe kërkon një kohë të gjatë për tu kthyer. Edhe me Ramën, duhet që të kthehet në afat gjatë dhe është një vendim gjeopolitik.

E kanë filluar ndryshimin ndaj opozitës. Dhënia e vulës.

Perëndimi po përgatit momentin e duhur, që nëse Rama nuk u duhet më, e hedhin dhe mbaroi kjo punë.

Perëndimi duhet të gjejë një marrëveshje me Berishën.

Ajo që më habit sot është, pse është shpallur non grata, pa asnjë fakt. Pse nuk shpall non grata Beqajn, Veliajn. Berishën e bënë thjeshtë me artikuj shtypi.

Beqajn e ke me akuzë publike.

E shpallën Berishën non grata sepse menduan se me Ramën do të bënin rrugë të gjatë këta. Pika e thyerjes e Ramës me ndërkombëtarët ishte aministia. Amnistia u kushtoi ndërkombëtareve, sepse e hoqën Shqipërinë nga lista gri, e pastrimit të parave, nuk e meritonte Shqipëria. Para dy javësh futën Monakon.

E Shqipërinë e hoqën, se kishin negociata me Ramën. Si mund ta lësh Shqipërinë jashtë saj, me këto që po ndodhin. Nuk mund të mbajë më ujë pilafi, ndryshe do të kthehet në një përbindësh’, tha Genc Burimi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco