'Reagimi i SPAK ndaj Ndreut i vonuar'/ Logu: Partia Demokratike e kishte kallëzuar më herët rastin

17:52, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u thirr sot në SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndreu u shpreh pas daljes nga SPAK se bëhej fjalë vetëm për një ngatërrim procedurash dhe se nuk ishte asgje për tu shqetësuar.

I ftuar për të diskutuar mbi këtë ngjarje z.Marash Logu, këshilltari ligjor i PD u shpreh se Partia Demokratike e kishte denoncuar paraprakisht këtë ngjarje dhe reagimi i strukturave ligjore ishte i vonuar.

'Sigurisht lëvizje e drejtë por e vonuar, pasi denoncimi nga  PD është bërë që në vitin 2023, nëse është ajo dosje për të cilin është pyetur sepse ne nuk e dimi nëse ka pasur ende ndonjë deklarim nga ana e SPAK, por kemi vetëm një deklarim të tij që tha u pyeta për zonën e Shëngjinit që tha dhe Romiri me të drejtë dhe bëhet fjalë për një investim që është kryer në kundërshtim me ligjin dhe pa marrë autorizimet e duhura nga ARRSH ne atë kohë dhe ka edhe një shkresë që ne ja kemi bashkangjitur atij kjallëzimi ku ARRSH i kërkonte bashkisë Lezhë të ndërpriste menjeherë punimet sepse ishin punime që po kryheshin në paligjshmëri të plotë, për sa kohë që kjo është një rrugë nën administrimin e ARRSH.'-  shtoi z.Logu.

'Absolitisht që PD në këto vite ka pasur shumë kallëzime të bëra në drejtim të zotit Ndeu dhe në peshën e gjithë kallëzimeve duket se është marrë ajo që është më sipërfqësore dhe pse cdo shkelje ligji duhet kosideruar e tille dhe kushdo që e shkel ligjin duhet të mbajë përgjegjësi sepse historia e tenderave qe u jepen kompanive të lidhura me familjarë apo janë thjesht prestanome le të themi të personave të cilët janë pranë PS apo kanë qënë shtabi elektoral i Pjerin Ndreut në 2023 apo në 2021, janë realisht probleme serioze që duhen hetuar dhe ajo që është serioze është pikërisht reagimi i vonë ose i avashtë i çeshtjeve që lidhen me komisionin zgjedhor të cilat duhet të hetohen në një kohë shumë më të shpëjtë për të konkiduar më pas se kush ka shkelur ligjin dhe kush ka përgjegjësi.'- u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco