VIDEO/ Saraçi: Pjerin Ndreu në SPAK për krim zgjedhor! Të tjerë zyrtarë të PS llogari të hapura me drejtësinë

18:01, 10/07/2024
A+ Aa A-

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka hedhur dritë mbi arsyet e thirrjes së kryebashkiakut socialist të Lezhës, Pjerin Ndreu në SPAK.

Sipas Saraçit, çështjet për Pjerin Ndreun duhet të jenë të shumta, por për rastin konkret bëhet fjalë për një krim zgjedhor gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, konkretisht për ‘asfaltin elektoral’.

‘Pjerin Ndreu angazhoi për asfalt elektoral, në një rrugë nacionale e cila ishte në pronësi dhe administrim të ARRSH-së. Edhe pse e dinte që ajo ishte në administrim të ARRSH dhe për të bërë një ndërhyrje duhej më parë leje nga ARRSH-ja dhe duhej që ARRSH-ja të bënte më parë prokurimin tenderin dhe të bëheshin punime’, theksoi Saraçi.

Gjithashtu Saraçi theksoi se lëvizja e SPAK, një vit e gjysëm pas kallëzimit të bërë nga deputetja e opozitës, Lindita Metaliaj, krijon dyshime se përse kjo lëvizje vjen në këtë kohë kur në Qarkun e Lezhës, nuk është vetëm titullari i bashkisë, Pjerin Ndreu që ka llogari të hapura me drejtësinë.

‘Lëvizja e SPAK 1 vit e ca më pas, për një vepër penale siç e thotë zoti Ndreu një ngatërresë procedure që nuk duhet kaluar kaq lehtë, e parë është se përse duhet të vononte 1 vit e gjysëm kur kallëzimi ishte në atë kohë, vepra penale ishte në atë kohë dhe vjen në një periudhë kur qyteti i Lezhës komplet qarku, po zjen brenda PS. Zoti Ndreu edhe pse është titullari i bashkisë nuk është zyrtari i vetëm i PS që sot ka llogari të hapura me SPAK. Kanë ndodhur ngjarje shumë të mëdha në Lezhë dhe goditje brenda së majtës. Sot kemi vëllain e deputetit të Lezhës që është i arrestuar’, u shpreh Saraçi.

Saraçi: Çështjet për Pjerin Ndreun në SPAK duhet të jenë të shumta. Në rastin konkret bëhet fjalë për një krim elektoral, krim zgjedhor. Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale, Pjerin Ndreu, ato që ne donoconim  edhe në Tiranë edhe në rrethet e tjera, asfalti elektoral. Pjerin Ndreu angazhoi për asfalt elektoral, në një rrugë nacionale e cila ishte në pronësi dhe administrim të ARRSH-së. Edhe pse e dinte që ajo ishte në administrim të ARRSH dhe për të bërë një ndërhyrje duhej më parë leje nga ARRSH-ja dhe duhej që ARRSH-ja të bënte më parë prokurimin tenderin dhe të bëheshin punime. Duke shkelur pa pasur nevojë për asnjë lloj procedure por me atë vullnetin për asfalt elektoral për vota, Pjerin Ndreu ngrihet dhe fillon shtrimin e kësaj rruge, bërjen e trotuarit që realisht trotuar është por janë fonde të hedhura.

Nuk i kushtonte asnjë gjë me një kërkesë zyrtare ARRSH-së dhe më pas të vazhdonte punën.

Ky lloj nxitimi dhe kjo formë e zgjedhur fakton pjesën që ishim përballë një krimi elektoral për përdorimin e parave publike për fushatë.

Ajo që sot shohim nga ana e SPAK është që edhe ajo që deklaroi Pjerin Ndreu po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës, gjithashtu është pjesë e kallëzimit të bërë nga deputetja Lindita Metaliaj.

E para është krimi elektoral, abuzimi me fondet publike gjatë fushatës.

Denoncimet për Pjerin Ndreun sa i përket abuzimeve me fondet dhe shkeljeve të prokurimeve publike kanë qënë nga më të ndryshmet dhe më të shumtat gjë që deri tani nuk i kemi parë.

Abuzimet, shkeljet, dosjet, dokumentat janë aty dhe janë denoncuar nga media dhe opozita në vijimësi.

Lëvizja e SPAK 1 vit e ca më pas, për një vepër penale siç e thotë zoti Ndreu një ngatërresë procedure që nuk duhet kaluar kaq lehtë, e parë është se përse duhet të vononte 1 vit e gjysëm kur kallëzimi ishte në atë kohë, vepra penale ishte në atë kohë dhe vjen në një periudhë kur qyteti i Lezhës komplet qarku, po zjen brenda PS. Zoti Ndreu edhe pse është titullari i bashkisë nuk është zyrtari i vetëm i PS që sot ka llogari të hapura me SPAK. Kanë ndodhur ngjarje shumë të mëdha në Lezhë dhe goditje brenda së majtës. Sot kemi vëllain e deputetit të Lezhës që është i arrestuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco