VIDEO/ Çollaku: Shtabi elektoral i PS në Lezhë, grupi i strukturuar kriminal në kërkim nga drejtësia

17:56, 10/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ në ‘SYRI TV’ për të diskutuar mbi detajet e hetimit që SPAK po kryen ndaj kryebashkiakut, Pjerin Ndreu në Lezhë ishte gazetari, Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se në dosjen 'Revanshi' të siguruar nga autoritetet franceze, del që i gjithë shtabi elektoral i Lezhës ishte i implikuar në aktivitete kriminale.

"Ka dy standarte kur filloi 184 ku Pjerin Nderu është pjesë e as aj dosje hetimet u nisën nga krimet e rënda. Kjo është vijim i 184 dhe janë të njëjtët aktor të asaj dosje që dalin te dosja e re Revanshi. Këtu kemi dy deputet të PS kanë marrë leje nga Rama për të vrarë njëri tjetrin.

Kush është garancia e tyre që marrin milioan eruo nga trafiku i drogës dhe tendera, këta janë një ekip i përbashkët që janë dhe shtabi elektoral i PS në qarkun  e Lezhës. Këta janë të garantuar nga Rama që aktiviteti kriminal të vazhdojë por duhet që të sjellin votat në kuti dhe të sjellin rezultatin që Rama do.

Të gjithë drejtorëve u sekuestrohen 200 metra dhe lihen 2 mijë metra të tjera. Tre ditë më herët u publikua një përgjim i ardhur nga autoritetet franceze, ku thuhet që Pllumb Gjoka sabotonte punën e Ilir Beqes pasi nuk mund të bënte asnjë punë pa bekimin e grupit kriminal të tyre."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco