'Ka kërkesë të jashtëzakonshmë nga qytetarët'/ Hoxha: E vetmja mënyrë për tranzicion pushteti është protesta

16:34, 10/07/2024
A+ Aa A-

Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar për Syri TV, foli për protestën që Partia Demokratike do të organizojë ditën e nesërme (e enjte ora 20:00) dhe ku edhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen.

Sipas Hoxhës, ka kërkesë të jashtëzakonshmë nga qytetarët dhe se protesta është e vetmja mënyrë për tranzicionin e pushtetit. 

'Ka kërkesë të jashtëzakonshmë nga qytetarët për të marrë pjesë. Javën e fundit më së shumti e gjithë partia ka qënë në terren, duke ftuar qytetarët, duke takuar njerëz në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë në mënyrë që të realizojmë pjesëmarrjen sa më të madhe, dhe në fund të ditës cfarë është pjesëmarrja? Ësht forcë që i jepet opozitës për të materializuar qëllimet e saj politike për ta balancuar pushtetin e demokracisë në mënyrë që të shkojmë atje ku duhet, ta cojmë Shqiperinë përmes një qeverie teknike në zgjedhje të lira dhe të ndershme.'- u shpreh Hoxha.

I pyetur se çfarë do kërkojë opozita nesër në protestë, Hoxha shprehet kështu:  'Ky është qëllimi i opozitës, ky duhet të jetë edhe qëllimi i qytetarëve, sepse e vetmja mënyrë që njeh demokracia për tranzicion pushteti janë përmes këtyre mekanizmave dhe ne do bëjmë gjithcka që këto mekanizma te funksionojnë.

Apel qytetarëvë që të marrin pjesë masivisht në këtë protestë, asnje pllakë në sheshin Dëshmorët e Kombit s mund të jetë bosh, do të jetë një qytetar i cili përfaqëson hallet e veta, të shtëpisë së vet, së lagjes ku banon e qytetit, në mënyrë që Shqipëria të mos mbetet i vetmi vend në NATO i cili sundohet nga nje diktator. Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvec betejës politike të cilën e përfaqëson dhe ka marrë flamurin partria demokratike, tashmë e bashkuar, për ta cuar përpara Shqipërinë dhe për të mos e lënë të bjerë aty, në ktë derexhe ku e ka lënë Edi Rama.'- shtoi ai më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco