GJK rrëzon mazhorancën për mandatin e Xhaçkës: Rama shkeli Kushtetutën për të mbrojtur ish-ministren

16:43, 10/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar shkelje të Kushtetutës, qëndrimin e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për të mos dërguar për shqyrtim vlefshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Kryetarja e kësaj gjykate, Holta Zaçe teksa lexoi vendimin, u shpreh se asnjë institucion nuk mundet të interpretoj por vetëm duhet të zbatoj vendimet e kësaj gjykate. Trupa gjyqësore pranoi padinë e opozitës ndërsa kërkojë nga Kuvendi dërgimin sa më parë të kërkesës për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Olta Xhaçkës.

SYRI TV

Gjykata Kushtetuesja ka konfirmuar shkeljen që kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste i bënë  Kushtetutës duke mos  dërguar në këtë institucion vlefshmërinë e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e bërë nga ana e deputetëve të opozitës, si dhe urdhëron Kuvendi që të dërgojë pa vonesë mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçja bëri me dije se është rrëzuar edhe kërkesa e Kuvendit për të pyetur Komisionin e Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, kërkesë e cila e fuste serish në spirale këtë çështje. 

Në datën 11 prill të këtij viti, mazhoranca socialiste rrëzoi me 72 vota kërkesën për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkën në Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas opozitës  është në konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco