Balliu për protestën e nesërme të opozitës: Qeveritarët e kanë kthyer vjedhjen në sistem, do hanë dru nga vota e shqiptarëve

Balliu për protestën e nesërme të opozitës: Qeveritarët e kanë kthyer vjedhjen në sistem, do hanë dru nga vota e shqiptarëve

15:17, 10/07/2024
A+ Aa A-

Koordinatori për Tiranën në PD, Klevis Balliu, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se nesër në orën 20:00 opozita do të protestojë me sloganin “O sot o kurrë, të bashkuar në betejë”.

Balliu u shpreh se qeveria e ka kthyer vjedhjen në sistem. Sipas tij, kjo qeveri do hajë dru nga vota e shqiptarëve. Për Balliun, duhet një qeveri teknike, pasi askush nuk ka besim se këta pushtetarë nuk fusin duart në zgjedhje.

Klevis Balliu: Këtu e keqja e madhe është se gjërat harrohen. Nëse ne lejojmë këtu që të bëhen afera pa fund, atëherë ne si qytetarë ja kemi lëshuar terrenin kësaj qeverie kriminale.

Agresiviteti i pushtetit të korruptuar është i lartë dhe forma e vetme që mund të mbrohen është dhuna verbale e fizike. Çdo ministri vjedh njësoj, sepse vjedhja është kryer në sistem.

Këtu jo vetëm që nuk konfiskohen paratë, por pagesat vazhdojnë. Hotelet, që janë ndërtuar me para korrupsioni vazhdojnë që të funksionojnë. Duke parë situatën e rëndë, qytetarët kanë në dorë vetëm protestën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco