Rezonanca e QSUT 'peng' i Manualit Bandës Onkologjikut, SPAK të zbarkojë në QSUT!

Rezonanca e QSUT 'peng' i Manualit Bandës Onkologjikut, SPAK të zbarkojë në QSUT!

15:03, 10/07/2024
A+ Aa A-

Qëndresa Qytetare ka denoncuar faktin se Manuali i Bandës së Onkologjikut vepron në çdo repart të QSUT. 

Aparatura e rezonancës në QSUT prej dy javësh nuk është në funksion, duke bërë që mijëra pacientë ti drejtohen reparteve të tjera ose tek klinikat private, shumica prej të cilave janë të shefave të reparteve dhe mjekëve të QSUT. 

Ky është një skandal i paprecedentë dhe dëshmi e pazarit me vdekjen në dyert e spitaleve tona, ku paratë shkojnë për PPP dhe rikonstruksion e dhe jo për të shpëtuar jetët e shqiptarëve. 

Prishja e aparaturës së rezonancës është një sëmundje e vjetër në QSUT, por kura nuk i gjendet qëllimisht. 

Qëndresa Qytetarë kërkon që SPAK të zbarkojë urgjentisht në zyrat e QSUT dhe të ndalojë gjenocidin me taksat dhe jetët e shqiptarëve. 

Protestat përpara Ministrisë së vdekjes nuk do ti ndalim deri sa të kthehet në një Ministri të Jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco