KAFE SHQETO/ Votime në Himarë - Dhuli: Procesi është një tendosje juridike, një lloj paçavureje...

10:01, 10/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Skerdjan Dhuli, zëdhënës i fushatës së Fredi Belerit. Ai ka komentuar vendimin e KQZ për zgjedhjet në Himarë me 4 Gusht dhe sjelljen e politikës në lidhje me këtë çështje,

Skerdjan Dhuli: Rama, të garantoj se sikur edhe të dielën e parë pas tre ditëve të shkojë në zgjedhje, prapë do humbasë. Dhe po ta marrësh nga ana kronologjike ligjore e gjitha është një paçavure e madhe. I kanë hequr mandatin një njeriu që nuk ja dhanë mandatin. Dmth e kanë shkarkuar nga një detyrë që nuk e kishte, e ka shkarkuar një institucion që nuk ka të drejtë ta shkarkojë siç është KQZ sepse sipas nenit 115 të Kushtetutës do të duhej ta shkarkonte Këshilli i ministrave. Por Edi Rama bën atë që thoshte Bushati në një shkrim që hedh gurin e fsheh dorën në këtë histori. Pra po luan atë lojën, spo e bëj unë por po e bëjnë institucionet e tjera. Pastaj një president qesharak që as kushtetutën nuk di të lexojë se kushtetuta e thotë 30 – 45 ditë. Presidenti ja kanë dhënë më urdhër datën 4 gusht dhe atë do të zbatojë, pavarësisht se do të duhet të ishte pas datës 4 gusht se me datë 5 mbushen 30 ditë, por edhe detaje të tilla në dukje të parëndësishme krejt banale tregojnë se procesi është një tendosje juridike, një lloj paçavureje që nuk i gjen dot një fije ku del dhe ku përfundon. Pastaj kemi të gjithë qasjen se ku duhet te behet gati një bashki ku 80 për qind e saj është zonë turistike, vijë bregdetare dhe do të duhet të shkosh të administrosh zgjedhjet në temperatura 40 gradë në një bashki ku e gjithë popullsia e saj është e inkorporuar me sezonin turistik pasi ai është i vetmi burim ekonomie për gjithë vitin i asaj zone. E ritheksoj. Çudirat e këtij procesi nuk sosen….

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco