KAFE SHQETO/ Eno Bozdo: Çështjet janë eksplozive, por SPAK po bën vetëm shpërthime të kontrolluara

09:53, 10/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka deklaruar se SPAK nuk po përmbush misionin për të cilin u krijua.

Gjatë bisedës Bozdo, deklaroi se çështjet e korrupsionit të nivelit lartë në SPAK janë të forta, por kjo prokurori po bën shpërthime të kontrolluara që të mos bëhet shumë dëme.

‘Nuk shikoj vullnet politik për të goditur atje ku duhet.

SPAK u ndërtua dhe pritshmëria e shqiptarëve u ndërtuar për të goditur në dy objektiva të mëdhenj.

E para, korrupsioni në nivelin më të lartë të qeverisjes, dhe e dyta krimin elektoral.

Korrupsioni në nivelin më të lartë të qeverisjes, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur, pavarësisht atyre që i bëjnë apologji SPAK dhe qeverisë, duke thënë lejini të qetë të punojë, SPAK ka arrestuar ministra, ka shpallur në kërkim zv/kryeministrin, në fakt kjo është vetëm çereku i të vërtetës, sepse janë operacione me shpërthim të kontrolluar.

Çka do të thotë se, për afera që janë të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të përmbahen dhe askush nuk mund të heshtë dot, e jo më SPAK, sepse ka presion nga publiku për të treguar disa rezultate pune, ndodhin ose me një ritëm shumë të ngadaltë, ose ndodhin duke prerë të gjitha fijet çështjes.

Çështjet janë kaq eksplozive sa dihet që do të shpërthejnë, atëherë çfarë mund të bëjmë. I mbajmë këto shpërthime nën kontroll, që dëmi të jetë sa më i vogël.

Kjo është praktikisht duke ndodhur. Goditja e korrupsionit në nivel të lartë nuk ka ndodhur’, tha Eno Bozdo gjatë bisedës në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco