Lajmi i fundit

FOTO/ Pogradec, shpërthen bombola e gazit, plagoset një grua

O’Brien pas takimit me Osmanin: Folëm për nevojën urgjente për riangazhim në dialog – jemi krenarë që e mbështesim Kosovën

O’Brien pas takimit me Osmanin: Folëm për nevojën urgjente për riangazhim në dialog – jemi krenarë që e mbështesim Kosovën

09:47, 10/07/2024
A+ Aa A-

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur dy ditë më parë me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.

O’Brien tha se është e rëndësishme që Kosova dhe ShBA-të të qëndrojnë në hap për ta avancuar vizionin e tyre të përbashkët.

“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, shkroi O’Brien, transmeton Klankosova.tv.

Dje, e para e shtetit u takua edhe me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ku tha se aleanca me ShBA-të është gurthemel për stabilitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco