Vendimi i GjK, me rëndësi për kryerjen e hetime të plota parlamentare, pa u kufizuar nga forca e kartonëve

Vendimi i GjK, me rëndësi për kryerjen e hetime të plota parlamentare, pa u kufizuar nga forca e kartonëve

23:03, 09/07/2024
A+ Aa A-

Nga Av. Henri Bici

Koment për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet e njëanshme në ligjin për Komisionet Hetimore

Vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e disa neneve të ligjit nr. 106/2023, “Për Disa Shtesa dhe Ndryshime në Ligjin Nr. 8891, Datë 02.05.2002, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit” është shumë i rëndësishëm dhe duhet parë si një sinjal pozitiv që Gjykata Kushtetuese dha në lidhje me të drejtën e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe ecurisë së porcesit të hetimit.

Dua të ndalem në dy pika të vendimit të Gj.K, që në këndvështrimin tim, janë shumë të rëndësishme në lidhje me objektin e ngritjes së Komisioneve Hetimore dhe kryerjen e një hetimi sa më të plotë dhe të gjithanshëm.

Duke ju referuar Nenit 77 pika 2 i Kushtetutës së RSH, i cili përcakton se: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore.”, vërehet se objekti i komisioneve lidhet me shqyrtimin e një cështje të vecantë, por pa përcaktuar kritere paraprake mbi llojin e cështjes.

I njëjti përcaktim është mbajtur në nenin 25 të Rregullores së Kuvendit, citojmë: “Kuvendi ka të drejtë dhe, me kërkesën e një të katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë një komision hetimi, për të shqyrtuar një çështje të veçantë” dhe në nenin 3 pika 1 të ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002 , “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, i cili shprehet se “ Komisionet hetimore të Kuvendit krijohen për të hetuar çështje të veçanta sipas pikës 2 të nenit 77 të Kushtetutës”.

Me ndryshimet e bëra me ligjin 106/2023, ligjvënësi përcaktoi disa kritere për objektin e veprimatrisë së komisoneve hetimore, cka do të bënte rrjedhimisht të cënohej percaktimi ligjor i dispozitave sipërcituara pasi komisonet hetimore tashmë nuk do mund të hetonin për cështje të vecanta që nuk plotësonin kriteret e përcaktuara në pikën 1 të nenit 5 të ligjit për komisoet hetimore.

Ky ndryshim i jepte të drejtën Kuvendit të shyrtonte paraprakisht objektin e komisonit dhe nëse në vlerësimin e tij ky objekt nuk përputhej me kriteret e përcaktuara rishtas me ligjin 106/2023, ngritja e komisionit do të refuzohej.

Në këtë mënyrë cënohej drejtperdrejt e drejta e pakicës parlamentare (opozitës) për të kërkuar ngritjen e një Komisoni Hetimor për një cështje të vecantë, pasi sipas rastit, Kuvendi kishte mundësinë të vlerësonte objektin e hetimit të komisionit hetimor. Pra e drejta kushtetuese e ¼  së deputetëve për të kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, që ishte detyruese për Kuvendin, tashmë do të kufizohej dhe kontrollohej.

Sa më sipër, vendimarrja e sotme e Gjykatës Kushtetuese, për shfuqizimin e nenit 4 të ligjit 106/2023, është shumë e rëndësishme, pasi në këtë mënyrë, qëndron hapur mundësia që objekti i Komisioneve Hetimore të jetë më i gjerë, duke mos ju nënshtruar disa kritereve të vendosura me vullnet të shumicës parlamentare. Në këtë mënyrë, paralamenti, ku përfshihet edhe pakica parlamentare, mund të ushtrojë lirshëm të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara me ligj, ndër të cilat është kontrolli mbi veprimatrinë e pushtetit ekzekutiv dhe instituconeve të tjera nën varësi.

Për sa i përket ecurisë së punës së një Komisoni Hetimor, shumë i rëndësishëm është procesi i kryerjes së veprimeve hetimore të caktuara dhe mbledhjes së provave. Po ti referohemi nenit 13 pika 4 të Ligjit Nr. 8891, datë 02.05.2002 , “Për Organizimin dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, përcaktohet qartë se “ Kërkesa për hetime ose marrje provash nga çdo anëtar i komisionit pranohet nga komisioni pa votim.”. Pra cdo anëtar i Komisionit ka të drejtë të kërkojë kryerjen e një veprimi hetimor ose administrimin e cdo prove që ai e sheh të arsyeshme. Me ligjin 106/2023, pika 4 e nenit 13 u riformulua si vijon: “ Vendimmarrja e lidhur me provat realizohet me vendim të ndërmjetëm të shumicës së anëtarëve që kërkon kjo lloj vendimmarrje”. Në këtë menyrë ligjvenësi, cenoi punën e anëtarëve të Komisonit Hetimor, pasi tashme kryerjen e veprimeve hetimore dhe mbledhjen e provave do ta kishte ekskluzivitet pala që kishte shumicën e anëtareve në komision. Pra pavarsisht, punës së cdo anëtari të Komisionit, hetimi do te drejtohej nga shumica e anëtareve të komisinit, duke kushtezuar në këtë menyrë pakicën parlamentare në kryerjen e funksionit të saj në një komision parlamentar.

Sa më sipër, vendimarrja e Gjykatës për shfuqizimin e nenit 7 të ligjit 106/2023, është shumë e rëndësishme pasi nuk kushtezon anëtarët e komisionit të kryejnë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm për cështje të caktuara, duke mos u kushtëzuar nga vendimarrja e palës që ka shumicën e anëtarve në komision.

Qëllimi i ngritjes së Komisioneve Hetimore, në thelb është nxjerrja në dritë dhe bërja e transparencës për cështje të caktuara. Cënimi i veprimtarisë së komisioneve, me anë të ndërhyrjes në ligjin që rregullon veprimtarinë e tyre, është tentative e drejtërdrejtë për kushtëzimin e parlamentit në ushtrimin e funksioneve të tij. Në këtë mënyrë humbet edhe qëllimi për të cilin komisioni hetimor ngrihet, pasi praktikisht veprimatria e tij kontrollohet nga ai që ka shumicën parlamentare dhe shumicën e anëtarëve në komision.

Sa më sipër, ky vendim i sotëm, është një zhvillim i rëndësishëm, që do të shërbejë së tepërmi në ngritjen e Komisioneve Parlamentare për çështje të ndryshme, dhe që do kenë mundësinë të kryejnë hetime të plota, pa u kufizuar nga forca e kartonave, duke përfshirë këtu edhe Komisonet Hetimore të ngritura tashmë.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco