Mediokriteti i kryeparlamentares nuk ka të sosur, lexon të njëjtin fjalim…

Mediokriteti i kryeparlamentares nuk ka të sosur, lexon të njëjtin fjalim…

21:54, 09/07/2024
A+ Aa A-

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka vijuar me mediokritetin e saj edhe në Washington. 

Gjatë takimit në SHBA me kryetarët e parlamenteve të vendeve të NATO-s, Nikolla ka mbajtur të njëjtin fjalim që ka përdorur në një event tjetër në Tiranë e duke lexuar 'copy paste' kësaj radhe edhe në Amerikë.

Demaskimin e saj e ka bërë gazetari Isa Myzyraj përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook.

Më poshtë reagimi i plotë:

Sot kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla mori pjesë në samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, zhvilluar në Washington DC, me rastin e 75-vjetorit të themelimit të Aleancës.

Ajo që ndodhi ishte se një pjesë e madhe e fjalimit të Nikollës ishte copy-paste e fjalimit të saj në takimin hapës të Komisionit për Demokraci dhe Siguri i Asamblesë Parlamentare të NATOS-s që u mbajt në Shqipëri në 16, 17 dhe 18 prill.

Fjalimi 16 prill 2024: Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është rasti më tipik që dëshmon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, as nga niveli i zhvillimit, as nga historiku dhe jetëgjatësia në Organizatë. Por nga përkushtimi i sinqertë për paqen, sigurinë dhe lirinë e kombeve.

Fjalimi 9 korrik 2024: Shqipëria, si një vend anëtar i ri në NATO, është rasti kuptimplotë që provon se kontributi në Aleancë nuk varet as nga madhësia e vendeve anëtare, as nga pasuria, niveli i zhvillimit, historia e jetëgjatësia në Organizatë, por nga angazhimi i sinqertë për paqe, siguri dhe liri.

Fjalimi 16 prill 2024: Ne, shqiptarët, e kemi fituar besimin dhe bindjen e Shteteve të Bashkuara dhe anëtarëve të tjerë të mëdhenj e të NATO-s, me përkushtimin tonë të qartë, të vendosur dhe pa asnjë dilemë në zbatimin e vendimeve të Aleancës.

Fjalimi 9 korrik 2024: Ne, shqiptarët, kemi fituar besimin e Shteteve të Bashkuara dhe të anëtarëve të tjerë të NATO-s me angazhimin tonë të qëndrueshëm dhe të vendosur në zbatimin e vendimeve të Aleancës.

Fjalimi 16 prill 2024: Investimi për paqen dhe sigurinë nuk sjell sigurokraci, por ushqen procesin, institucionet dhe vlerat demokratike.

Fjalimi 9 korrik 2024: Investimi në paqe dhe siguri nuk sjell sigurokraci. Përkundrazi, ai nxit procesin, institucionet dhe vlerat demokratike.

Fjalimi 16 prill 2024: Kjo sinergji ka më shumë domethënie në kushtet e luftrave në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Fjalimi 9 korrik 2024: Kjo sinergji është më domethënëse atëherë kur kërcënimet e luftës janë të dukshme, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe situatës në Lindjen e Mesme./ Lapsi.al/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco