VIDEO/ Berisha: Ky narkoshtet shndërroi Shqipërinë në vendin e drejtësisë së kontrolluar me synim zhdukjen e opozitës

20:34, 09/07/2024
A+ Aa A-

Kryedemokrati Sali Berisha vijoi akuzat në drejtim të qeverisë dhe drejtësisë së kontrolluar prej saj.

‘Ky narkoshtet shndërroi Shqipërinë në vendin e drejtësisë së kontrolluar me synim zhdukjen e opozitës’, u shpreh Berisha në protestën te ‘Rruga e Shpresës’.

Berisha: Ky narkoshtet iu mohoi shqiptarëve, iu rrëmbeu shqiptarëve drejtësinë.

Ky narkoshtet shndërroi Shqipërinë në vendin e drejtësisë së kontrolluar.

Në vendin e kriminelëve si Damani, Kraja e kompani.

Hajdutë që tresin pasuritë e vjedhura, lajnë paratë e pista në pasuritë e tyre dhe si hanxhar marrin peng viktima, vërsulen si langonj të Edi Ramës kundër opozitës në projektin e tij Shqipëria pa opozitë.

Miqtë e mi, shqiptarët me 11 korrik do betohen për të përmbysur këtë regjim hajnash, që për 40 përqind të shqiptarëve ofron rrugët e botës, kurse për vete me vjedhjet që bën, me paratë e qytetarëve ndërton parajsën, me depozita qindra milionëshe në kontot e fshehta offshore, me hotele luksoze, me saraje përrallore, më pallate, me tendera të vjedhur 100 përqind në prokurime publike.

Ndërton parajsën duke zhdukur 130 milionë euro pa nam dhe nishan të djegësit të Tiranës Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Ndërton parajsën duke vjedhur në dhjetëra e qindra prokurime 100 përqind paratë e tenderave me kompanitë e veta.

Ndërton parajsën e krimit duke ndarë me njëri-tjetrin, familjarët e vet pasuritë publike dhe fondet publike të shqiptarëve.

Ndërton parajsën duke vjedhur 930 milionë euro në 9 muaj sipas KLSH.

Duke ndërtuar rrugë me 30 milionë euro kilometrin.

Duke ndërtuar tunele me çmime stratosferike dhe investuar në to 45 mijë euro për banor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco