VIDEO/ Teliti: Tuneli i Llogarasë nuk do sjellë zhvillim por vetëm falimentim

20:24, 09/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti, pjesëmarrës në tubimin e sotëm poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.

Teliti e quajti asgjë më shumë se sa një mënyrë për tu pasuruar qeveritarët, ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, teksa u shpreh se ky tunel nuk do sjellë zhvillim por falimentim.

Kjo është  fytyra e vërtetë e qeverisë shqiptare, e cila është e veshur me kostumin e korrupsionit , me këmishën e klientelizmit .

Një projekt prej 180 milionë euro tërësisht i panevojshëm sot në vitin 2024, për Shqipërinë, vendin më të varfër të Europës, ku 47 përqind e fëmijëve janë të kequshqyer, merren 180 milionë euro dhe në vend që të shkojnë për të ndihmuar ekonominë dhe sektorët e saj, për të hapur vende pune, shkojnë për një tunel ... i cili gjoja ka për të shkurtuar rrugën me vetëm 20 minuta.

Një projekt tërësisht korruptiv, pasi kushton 2 herë e gjysmë më shumë se sa tuneli i Elbasanit.

Është një tunel, një projekt i cili është tërësisht një kapriço qeveritare, të cilët mendojnë si e si vetëm për luksin dhe pushimet e tyre, jo për qytetarët.

Është një projekt që nuk do sjellë zhvillim por vetëm falimentim.

Janë me dhjetëra biznese në Llogara, me qindra të punësuar në Llogara, sot ato janë të falimentuar dhe me mijëra shqiptarë, sot nuk e kanë më punën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco