Kushtetuesja pranoi kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimorë/ Reagimi i parë nga opozita

Kushtetuesja pranoi kërkesën për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimorë/ Reagimi i parë nga opozita

20:00, 09/07/2024
A+ Aa A-

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Dhurata Çupi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pranuar pjesërisht kërkesën e 33 deputetëve të opozitës për shfuqizimin e ligjit për Komisionet Hetimore.

Çupi shprehet se vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë.

“Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese”, shprehet ajo.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot shfuqizimin e ndryshimeve të njëanshme të ligjit për komisionet hetimore. Vendosja e ngritjes së komisioneve hetimore nën kontrollin e mazhorancës dhe pamundësimi i kryerjes së një kontrolli efektiv të qeverisjes nëpërmjet komisioneve hetimore janë antikushtetuese.

Vendimi i sotëm konfirmon se beteja 5-mujore e Grupit Parlamentar të PD-së për të drejtat kushtetuese të opozitës, të mohuara arbitrarisht nga mazhoranca, ishte i drejtë. Kënaqësi që së bashku me avokatin Marash Logu përfaqësuam këtë kauzë të drejtë të opozitës në gjykimin kushtetues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco