Lajmi i fundit

LIVE/ Zhvillohet mbledhja e fundit e Komisionit TIMS

Sekuestrohet hoteli luksoz me 5 yje i drejtorit të Veliajt/ Danaj: U ndërtua me paratë e qytetarëve, ku është SPAK?

18:03, 09/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK-ut, ka sekuestruar disa nga pasuritë e Redi Mollës, ish-drejtor i UKT-së në Tiranë, i arrestuar pak muaj më parë pas hetimeve të dosjes "5D" për skandalin me tenderët.

Ndërkohë, një nga pronat që është vënë në sekuestro me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO, është edhe një hotel luksoz në Durrës.

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço ishte eksperti i ekonomisë, Violdi Danaj.

‘’Mua më duket shumë e çuditshme që si, deri në momentin që këto individë janë pasuruar me paratë e qytetarëve, sepse janë ytetarët ata që sakrifikojnë çdo ditë, këta zotërinj me paratë e tyre arrijnë të ndërtojnë hotele, të blejnë shtëpi dhe vila, por si ka mundësi që SPAK nuk i heton deri në fund?’’, u shpreh Danaj.

E para njëherë, nëse një qytetar sot kërkon të blejë një shtëpi me para cash, do jetë shumë e vështirë sepse do t’i kërkohen të gjitha informacionet se ku i ka gjetur paratë, mundësisht edhe faturat e energjisë që ka paguar për ta parë se vërtet ai e ka patur mundësinë.

Fakti që këta kanë pasur mundësinë të blejnë imobilare me para cash, do thotë që këtu nuk është respektuar ligji, sepse ata minimalisht duhet të hetoheshin dhe të pyeteshin se ku i kanë gjetur.

Nga ana tjetër Banka para se të të japi cash kërkon një informacion të saktë se për çfarë do i përdorësh dhe fakti që këta zotërinj kanë dhënë për një pjesë për aktivitet... dhe nje pjesë që nuk i dihet siç thotë që SPAK  e paska këtë lloj informacioni dhe çudi që nuk po vazhdon t’i hetojë.

Mua më duket shumë e çuditshme e gjithë kjo situatë.

Mua më duket shumë e çuditshme që si, deri në momentin që këto individë janë pasuruar me paratë e qytetarëve , sepse janë qytetarët ata që sakrifikojnë çdo ditë, këta zotërinj me paratë e tyre arrijnë të ndërtojnë hotele, të blejnë shtëpi dhe vila, por si ka mundësi që SPAK nuk i heton deri në fund??!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco