VIDEO/ Kraja: Prokuroria me dy standarde! Ja pse kompania Bistro-Gastro e drejtorit të Veliajt është anashkaluar nga SPAK

17:54, 09/07/2024
A+ Aa A-

Akil Kraja, Drejtori i kabinetit të kryetarit të PD-së, i ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meço, ka folur për hetimet e vonuara të SPAK ndaj kompanisë 5D, ku drejtorë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë përvetësuar mbi 30 milionë euro të buxhetit nëpërmjet kompanive të tyre private.

Kraja theksoi se SPAK po vepron me dy standarde me hetimin e kompanisë 5D, duke e krahasuar me veprimet e ndërmarra ndaj Jamarbër Malltezit, të cilit i në momentin e shpalljes së masës ndaj tij, i janë sekuestruar të gjitha llogaritë bankare dhe pronat, ndërkohë që drejtorëve të Veliajt i është dhënë tre muaj kohë.

‘Në rastin konkret sipas vetë deklarimit të SPAK kompani të Redi Mollës, Bistro Gastro ta verifikojmë nuk janë vënë në sekuestro, përsëri janë hiperselektiv. Pra kompani të financuara me para publike nuk janë vendosur në sekuestrim’, u shpreh Kraja.

Duke u ndalur te investimi i hotelit të Durrësit, Kraja tha se te kompania 'Bistro-Gastro' afër supermarket Baronesha, rezulton edhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë ortak, një farë Tivari, i cili është anashkaluar nga SPAK.

‘Ne futemi në dinamikën e cituar nga gjyqtarë të reformës në drejtësi që thonë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që SPAK nuk po i heton si grup i strukturuar kriminal’, u shpreh Kraja.

Kraja: Përsa i përket aktit të sotëm, prokuroria po vepron me dy standarde. Pse shpesh herë Belindi apo përfaqësues të tjerë të opozitës i adresohen me një llogari-kërkim ndaj SPAK-ut, fare thjeshtë.

Kur Jamarbër Malltezi iu shpall masa e tij brenda ditës u vunë nën sekuestro edhe pronat e tij, llogaritë bankare dhe pronat. Në rastin konkret janë dhënë 3 muaj hapsirë, pra kemi një vonesë.

Së dyti në rastin e kaluar, përsëri dy standarde, u futën edhe familjarë të tij, fëmijë, u hetuan e kështu me radhë, në rastin konkret sipas vetë deklarimit të SPAK kompani të Redi Mollës, Bistro Gastro ta verifikojmë nuk janë vënë në sekuestro, përsëri janë hiperselektiv. Pra kompani të financuara me para publike nuk janë vendosur në sekuestrim.

Momenti i tretë mbase dhe më i rëndësishem, jo vetëm është i vonuar, me tre muaj vonesë, jo vetëm është pjesë pjesë por është edhe i copëzuar. Tek investimi i Durrësit, edhe te kjo kompania Bistro-Gastro rezulton edhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë ortak, një farë Tivari. Nuk ka dy pa tre sepse po të shkojmë te ky person i tretë, ne futemi në dinamikën e cituar nga gjyqtarë të reformës në drejtësi që thonë që kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që SPAK nuk po i heton si grup i strukturuar kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco