VIDEO/ Këlliçi: SPAK e la ‘5D’ që të shesë apartamentet dhe tani shkojnë e u bllokojnë një garazh

17:45, 09/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar SPAK se u ka dhënë mundësi të akuzuarve të skandalit ‘5D’ që të sheshin asetet e tyre dhe në fund prokuroria e posaçme të shkojë e të ju sekuestrojë vetëm një garazh dhe dy apartamente.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Këlliçi deklaroi se, SPAK ka hetuar në gjendje të lirë administratorin e ‘5D’ Nestor Muhametllari edhe pse është i akuzuar për korrupsion aktiv.

‘Administratori i ‘5D’ Nestor Muhametllari është i akuzuar për korrupsion aktiv dhe ky zotëria është i lirë sot, është lënë i lirë që të shesë, apartamente, prona që ka disponuar ‘5D’ dje sot tre muaj e gjysëm më pas, përfundon aty me një garazh, dy apartamente, patjetër që nuk kanë ku shkojnë tek ai hoteli në Durrës, ku është aksioner dhe Lali Eri siç e thotë punonjësja, Jona Bejko, do të sekuestronin 24% e Redi Mollës.

Është sekuestruar hoteli që ka tek Pazari i ri në emër të dy prindërve pensionistë me vlerë disa milionë euro dhe nuk duhej të priste SPAK se çfarë denoncimesh që po bën PD, Akili, Belindi apo të tjerë.

Janë 60 hetues në SPAK.

Gjatë kohës që unë e kam denoncuar punonte normalisht nuk kishte ndaluar asgjë. Edhe në hotelin në Durrës, ku është sekuestruar 24 %, ka vijuar puna normalisht se kanë marrë edhe statusin e investitorit strategjik këta, nga Mirela Kumbaro në 2021.

Janë përjashtuar edhe nga taksat pronarët faktit të këtij hoteli, që në fak janë prestanome.

Këta u lejuan të vidhnin me ‘5D’ për 7 vite me radhë. Vodhën 100% fondet publike. Pastaj ndërtuan ‘5D’ kanë ndërtuar pallate, Erion Veliaj u ka dhënë 3 leje. Dhe pasi shitën pallatet u vu në sekuestro një sasi shumë e vogël e aseteve që kanë dhe pjesa tjetër ka avulluar’, tha Belind Këlliçi në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco