Himara, fushatë me tunelin e Llogarasë dhe çertifikatat e pronësisë!

Himara, fushatë me tunelin e Llogarasë dhe çertifikatat e pronësisë!

15:59, 09/07/2024
A+ Aa A-

Qëndresa Qytetare ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në bashkinë e Himarës.

Qëndresa qytetare është shprehur se zgjedhjet do të zhvillen në 4 Gusht në një klime jo pak të tensionuar në Bashkinë që dy Kryetarët e fundit të zgjedhur me votë i ka qeli, njërin për korrupsion zgjedhor dhe tjetrin për tjetërsim pronash.

Postimi:

Emërimi i Vangjel Tavos me 13 Mars 2024 si Prefekt i Vlorës, ishte de fakto zyrtarizim i kandidaturës së tij si kandidat i Bashkisë Himarë, zyrtarizim që u bë de jure dhe në 8 Korrik.

Zgjedhjet do të zhvillen në 4 Gusht në një klime jo pak të tensionuar në Bashkinë që dy Kryetarët e fundit të zgjedhur me votë i ka qeli, njërin për korrupsion zgjedhor dhe tjetrin për tjetërsim pronash.

Por në një kohë që diskutimet për reformën zgjedhore janë të freskta, dhe raporti i OSBE për zgjedhjet e 14 Majit, evidentonte përdorimin e aseteve shtetërore në fushatë, edhe zgjedhjet e pjeshshme në Himarë nuk i kanë shpëtuar këtij fenomeni.

Në 24 Maj Kryeministri Edi Rama në krah të Prefektit Vangjel Tavo shpërndau në Himarë 437 certifikata pronësie dhe 800 tituj pronësie në Dhërmi, në një zonë, ku çështja e pronave është një patate e nxehtë që ka çuar pas hekurave drejtor kadastre dhe ish Kryetarin e Bashkisë Himarë.

Në 5 Korrik 2024 qeveria Rama kishte dhe një tjetër dhuratë për banorët e Himarës, teksa hapi përkohësisht tunelin e Llogarasë që do jetë pa pagesë, e sigurtë deri në përfundim  të sezonit veror.

Qëndresa Qytetarë këto investime qeveritare në Himarë i sheh me syrin investimeve qeveritare elektorale që do kenë impakt të padiskutueshëm në zgjedhjet e pjesshme të 14 Majit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco