SYRI TV/ OSBE kundër propozitmit të njëanshëm të PS, reforma zgjedhore të jetë konsensuale

14:40, 09/07/2024
A+ Aa A-

Një ditë pasi  Partia Socialiste depozitoi në kuvend , ndryshimet  e njëanshme në kodin zgjedhore,  OSBE është treguar e prerë, duke kërKuar një reformë elektorale gjithëpërfshirëse dhe konsensuale.

Gjatë një tryezë me aktorët e përfshirë n procesin zgjedhore,  kreu I misionit të OSBE, Michel Tarran, bëri të qartë se VEtmja mënyrë për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme, është  realizimi i një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëve, mes palëve politike. 

Gjatë diskutimeve në tryezë, Ishte përfaqësuesi I opozitës, Oerd Bylykbashi, që akuzoi Partinë Socialiste se dështoi reformën  zgjedhore, ndërsa ngriti shqetësimin për një sërë problematikash të evidentuara edhe nga osbe/odihr që ende nuk janë adresuar.

Edhe pse mazhoranca i bëri fakt të kryer ndrysHImet  e njënashme në kodin zgjedhor, duke depoziatuta draftin në kuvend,  përfaqësuesja e PS Blerina Gjylameti,  u shpreh se ende ka kohe per konsensus.

Opozita dhe mazhoranca nuk kanë gjetur gjuhën e perbashkët as për shtrirjen e implementimit të  votimit elektronik, ndëra komisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ nuk do të ndërmarrë, asnjë hap për zgjerimin e  teknologjisë në zgjedhje, pa u arritur konsesusi politik mes palëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco