Lajmi i fundit

VIDEO/ Krimi në Memaliaj, pamje nga vendi ku ndodhi ekzekutimi i 3-fishtë…

Sejamini: Nëse SPAK nuk heton Veliajn, atëherë reforma në drejtësi merr fund

Sejamini: Nëse SPAK nuk heton Veliajn, atëherë reforma në drejtësi merr fund

00:06, 09/07/2024
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se SPAK nuk mund ta mbyllë inceneratorin e Tiranës me një drejtor. Sipas Sejaminit, nëse kjo gjë ndodh kështu reforma në drejtësi merr fund.

“SPAK nuk mund ta mbyllë inceneratorin e Tiranës me një drejtor. Reforma në drejtësi merr fund në qoftë se Erion Veliaj nuk do të hetohet për inceneratorin e Tiranës. Edhe sikur të mos të dënohet. Se nëse ju më thoni mua se një drejtor paska lejuar që me 140 milionë euro të mos vihet asnjë tullë dhe është i pafajshëm Veliaj, të paktën për shpërdorim detyre dhe për neglizhencë, unë nuk e besoj.

SPAK ka përgjegjësi publike për paratë që i kanë humbur qytetarëve shqiptarë, ka përgjegjësi publike për taksat tona, të na thotë ne që vërtetë mendon se një drejtor në Bashkinë e Tiranës qenka personi që ka bërë inceneratorin 140 milionë euro dhe nuk është vendosur asnjë tullë?  Kësaj nuk i ikën SPAK-u.

Duhet të thotë se kush është përgjegjësi për inceneratori i Tiranës, sepse është skandaloze. Nuk mund ta mbyllë, sepse SPAK-u merr fund si SPAK. Reforma në Drejtësi merr fund. Është skandaloze që 5D nuk është sekuestruar, sa para kanë vjedhur këta njerëz. E mira është që SPAK-ut t’i bëhet presion për këto gjëra”-tha Sejamini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco