'Akuzuat Ramën se të bleu votat, tani kandidon për të'/ Tavo i dredhon pyetjes së Këlliçit

'Akuzuat Ramën se të bleu votat, tani kandidon për të'/ Tavo i dredhon pyetjes së Këlliçit

22:21, 08/07/2024
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo është pyetur nga anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi lidhur me këtë kandidim dhe faktin që dikur ka akuzuar Edi Ramën se ka blerë vota kundër tij dhe sot po kandidon për të.

Gjatë një lidhje në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, Tavo dredhoi duke u mundua të shfajësohej kur tha se po kandidon për shkak të një arsye madhore, për të zgjidhur krizën në Himarë dhe problemet e himarjotëve, ndërsa atë që ka ndodhur në vitin 2021 në Gjirokastër e ka tejkaluar. 

Biseda në studio:

Këlliçi: Ju njoh personalisht dhe vlerësoj përvojën tuaj. Por, nuk mund ta mohoj se ka kohë që flitet kandidatura juaj. Në vitin 2021, ne kemi qenë bashkë në të njëjtin koalicion. Unë vijoj të mendoj se mandati juaj në vitin 2021 është grabitur.

Tavo: Jo nuk kemi qenë në një koalicion, kam kandiduar veç. Zoti Këlliçi, ma ktheni dot mbrapa 2021-shin?

Këlliçi: Ju keni thënë se u është grabitur mandati nga qeveria. Keni nominuar Edi Ramën si personin që e ka bërë. Janë paguar 500 euro për votë kundër kandidaturës tuaj. Çfarë ju shtyn sot të jeni kandidati i këtij kryeministri që ka blerë votën 500 euro kundër jush?

Tavo: Më ka shtyrë Himara dhe zgjidhja e problemeve, krizave dhe rivendosja e normalitetit. Jam i bindur që në muajt e parë të mandatit tim, Himara, ashtu si bashkitë e tjera do të jetë në normalitet të plotë, qytetarët do të marrin shërbim në mënyrë të barabartë dhe do të kenë përfaqësues që do ti përfaqësojë denjësisht, të majtë, të djathtë, ata që ndihen grekë dhe ata që nuk ndihen grekë.

Këlliçi: Çfarë ju shtyu të kandidoni për një person që ka blerë vota kundër jush?

Tavo: Kam pranuar për një arsye shumë madhore, në krahasim me një kandidim në Gjirokastër që ishte i teti në rradhë për mua. Mendova se çështjet në Himarë janë shumë të rëndësishme dhe i kapërcejnë edhe problematikat që mund të jenë krijuar në të kaluarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco