SYRI TV/ Masat për Veliajn e 19 të tjerë, Dumani kyç gojën: Ka një hetim paraprak për dosjen 'Xibraka'

22:29, 08/07/2024
A+ Aa A-

 

Kreu i SPAK Altin Dumani kyç gojën për 19 urdhër arrestet e bëra publike për Erion Veliajn dhe 20 zyrtarë të tjerë. i pyetur nga gazetarët në takimin informal, Dumani ka anashkaluar përgjigjen, ndërsa ka devijuar sqarimet për ccdo pyetje që lidheshin me hetimet e dosjeve për skandalet e qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Por të njëjtin standard Dumani nuk e ndoqi me hetimet për personazhet e opozitës, ku u tregua bujar sa i përket nformacioneve që duheshin hedhur për konsum publik.

SYRI TV

Dosjet nxehta të politikës dhe të krimit kanë qenë kryefjalë një takimi informal të kreut të SPAK Altin Dumani me reporterët e terrenit zhvilluar këtë të premte.

Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu i SPAK Altin Dumani u tregua bujar lidhur me datajet për dosjet që lidhen që eksponentë të opozitës, teksa detajet I kishte me pikatore për dosjet ku të përfshirë janë Rama-Veliaj dhe eksponentë të tjerë të mazhorancës socialiste.

I pyetur nga gazetarët për operacionin e 26 korrikut ku u firmosën 21 urdhër  urdhër arreste për Veliajn dhe 20 zyrtarë të tjerë, Dumani anashkaloi përgjigjen, duke i rënë shkurt se SPAK ka bërë një reagim atë ditë për këtë çështje.

Gazetari: Për zyrtaret e  Bashkisë  Tiranë ka patur kërkesë nga SPAK për zyrtarët. Ka pasur masë për Erion Veliaj , bllokim pasaporte apo masë tjetër?

Dumani: Reagimi është  ai qe kemi bere dhe zyrtarisht, ju e keni marre reagimin tonë.

Ndërkohë në reagimin e datës 26 korrik kur të gjitha mediet duke nisur nga ato pranë qeverisë kishin njoftuar firmosjen e urdhërarresteve, SPAK theksonte se nuk ka pasur operacion brenda natës se 25, duke mos mohuar që operacioni ishte bërë ose ishte ne vijim.

Ndërkohë Dumani u pyet për dosjen e Xibraka, ku i përfshirë është Olsi Rama vëllai I Kryeministrit të vendit,  ku nuk tha shumë fjalë, teksa vetëm evidentoi në fazë hetimi paraprak.

Dumani: SPAK ka rifilluar hetimet dhe ka regjistruar procedim penal për dosjen “Xibraka” po hetohet.

Me kursim i kishte fjalët kreu i SPAK Altin Dumani edhe për cështjen Mcgonigal, i dënuar në SHBA dhe për çështjen shqiptare, ku kishte pranuar rryshfet për të avancuar dosjet kundër Partisë Demokratike  dhe  për dosjen rusë që lidhet me oligarkun Deripaska.

Për këtë çështje të nxehtë ku i përfshirë është Kryeministri Edi Rama dhe pritshmëritë e publikut janë të larta, Dumani u shpreh se është në hetim paraprak dhe rezultoi çdo lloj komenti.

Kur nisën pyetjet për eksponentët e opozitës, Dumani vendosi të tregohej më bujar në detaje, ku për dosjen Partizani konfirmoi se ka një hetim pasuror për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij , teksa prej javësh avokatët e Sali Berishën kanë  denoncuar mosbërjen e ekspertizës për pasurinë në kohë spak, që për shkak të kësaj ekspertizë zvarrit hetimet, teksa lideri i opozitës qëndron nën masën e arrestit shtëpiak në bazë të disa vendimeve të GJKKO që nuk kanë marrë parasysh asnjë kërkesë të palës mbrojtëse. 

Sa i përket vendimit të 21 janarit ai u shpreh se do zbatojnë vendimet e gjykatës së lartë.

Ndërkohë ai u pyet edhe për çështjen Meta Kryemadhi ku theksoi se është nën hetim.

Duke u ndalur tek tek koncensionet në Ministrinë e Shëndetësisë, i pyetur nëse ka persona të tjerë nën hetim ai nuk dha komente, veç faktit se hetimet vijojnë.

Sa i  përket Arben Ahmetajt ai tha se se nuk jep dot detaje nga shkëmbimi i informacioneve me partnerët, teksa si përket ekstradimit të Ahmetajt, Mertiri dhe Gugalljas, ai u shpreh se kjo çështje është e Ministrisë së Drejtësisë.

Kreu I SPAK foli dhe për çështjet e krimit, konkretisht për ekstradimin e Durim Bamit dhe Flamur Nokës, ku tha se janë 7 eksponentë të krimit në Dubai që po punohet për ekstradim.

Ai u pyet edhe për bashkëpunimin me policinë e shtetit, që më herët I kishte denoncuar për dekonsipirim dhe bashkëpunim me krimin, ku tha se raportet tani janë normale.

Për skandalin e mikrokredive ai tha se nuk ndërhyn në punën e Prokurorisë Tiranë, por shtoi se SPAK ka një objekt hetimi lidhur me këtë çështje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco