'Edi Rama nuk e lëshon lehtë Xhaçkën'/ Balliu: Tek Olta është edhe vëllai i kryeministrit

'Edi Rama nuk e lëshon lehtë Xhaçkën'/ Balliu: Tek Olta është edhe vëllai i kryeministrit

21:59, 08/07/2024
A+ Aa A-

Klevis Balliu, shefi i organizimit në PD,  tha se Edi Rama nuk e lëshon lehtë Olta Xhaçkën pasi tek Olta është edhe vëllai i kryeministrit, partneri i të cilit ishte këshillltari i Xhaçkës.

I ftuar në një intervistë në Ora News Balliu u shpreh se në protestën e 11 korrikut duhet që të protesohet për fëmijët tanë.

'Qëndrimi i PD për këtë çështje është shumë e qartë, marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar nga të gjithë aletatët, SHBA, BE, të gjitha ambasadat perëndimore përfshirë këtu OSBE të gjitha institucionet që janë marrë me këtë cështje, 5 qershori nëse duam të bëjmë ndryshim.

Prpopozimi i PS përkthyer ndryshe ishte një propozim për të mos patur absolutisht asnjë ndryshim. Kjo ishte ajo çfarë propozoi PS.

Personalisht nuk jam i habitur nga kjo qasje.'- shprehet Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco