Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Censi 2023/ Artan Hoxha: Shifrat tregojnë se kemi dënim me vdekje të shoqërisë, po largohen të rinjtë

Censi 2023/ Artan Hoxha: Shifrat tregojnë se kemi dënim me vdekje të shoqërisë, po largohen të rinjtë

21:54, 08/07/2024
A+ Aa A-

Duke komentuar të dhënat e Censit2023, analisti Artan Hoxha tha se po të shikosh shifrat që kanë nxjerrë ka marrë formën e këpurdhës dhe jo të bredhit.

I ftuar në ‘Open’, Hoxha tha se ‘kemi një dënim me vdekje të shoqërisë, pasi po largohen të rinjtë dhe kanë mbetur të vjetrit’.

Gjithashtu Hoxha u shpreh se raporti i INSTAT na nxjerr të barabarta në dy dekada largimet dhe kthimet, 42 me 42 dhe kjo nuk më duket shifër e saktë.

Hoxha: Po shkojmë drejt strukturës së vdekjes së shoqërisë dhe nuk kemi asnjë masë të marrë nga qeveria paraprakisht. Po ti referohemi rënien e lindshmërisë duke krahasuar periudhat 2002-2011 me 2011-2023 dhe na del një dyfishim i rënies së shkallës vjetore të lindshmërisë. Kemi një 4 vjeçar kur rënia është 7% dhe kjo tregon se kemi një rënie të moshës pjellore, kemi emigrimin, pra largim të pjesës së re të shoqërisë.  

Dyfishimi i rënies së lindjeve nuk ka se si mos të tregojë se janë larguar shqiptarët e rinj nga vendi. Këto janë shifrat. Ndikimin më të madh në rënien e lindshmërisë e ka emigracioni”, tha Hoxha. Ai u shpreh se nuk është normale edhe shtyrja e afateve në publikimin e të dhënave të Censit2023. “Çdo shtyrje ka një kosto dhe nuk e kuptoj se si nuk shqetësohet askush për këto kosto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco