VIDEO/ Zgjedhjet në Himarë, Abilekaj: Opozita ka tre variante, të bojkotojë, të marrë pjesë, ose të marrë armët

21:27, 08/07/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, për të diskutuar për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, është shprehur se, Rama ka çdo gjë në dorë për të vjedhur zgjedhjet në Himarë.

Abilekaj theksoi se, opozita ka tre variante për këto zgjedhje: Të bojkotojë, të marrë pjesë, ose të marrë armët.

‘Edi Rama duke vënë Vangjel Tavon, do ti tregojë qeverisë greke dhe Brukselit, se nuk ka asnjë hall me grekët, ai është thjeshtë aty për të grabitur dhe të mos e ngacmojnë.

Po vendos dikë tjetër, që është i imi dhe të grabis rehat.

E dyta është kjo. Një njeri që ka gjithçka, që kishte në dispozicion policinë për të arrestuar kandidatin fitues, 2 ditë para, prokurorinë e Vlorës në dispozicion për të hapur një procedim penal që nuk e kishte tagër dhe pastaj kishte SPAK për të marrë një çështje që ishte prishur që në procedurë.

Pastaj kishim KQZ-në, presidentin.

Ky i ka të gjitha pushtetet në dorë dhe është përballë opozitës, duke i pasur të gjitha ky në dorë dhe thotë do të bëjmë zgjedhje.

Çfarë do të bëjë opozita?

Ka tre variante.

E para të bojkotojë.

E dyta të marrë pjesë në zgjedhje të padrejta dhe të bëjë aleancë me njerëzit për të rezistuar ndaj kësaj çete grabitësish, që ka blerë gjithë pushtetin dhe po shkon atje.

Dhe e treta të marrin armët. Se po nuk more pjesë në zgjedhje do të marrësh armët.

Nuk mund të pranosh që një pushtet kriminal, hajdutësh, që kanë blerë gjithë shtetin dhe i kundërvihen çdo kundërshtari.

O do i bësh me armë, ose duke thirrur njerëzit.

Përsa kohë që nuk kanë marrë armët, ka akoma vend për politikë, që njerëzit të fillojnë të kuptojnë se duhet të mbrojnë veten nga një pushtet totalitar, që po shkon për ti grabitur’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco