Këlliçi nga Njësia nr 5: Tirana gati për protestën e ditës së enjte

Këlliçi nga Njësia nr 5: Tirana gati për protestën e ditës së enjte

21:14, 08/07/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratik, Belind Këlliçi me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë moment nga njësia numër 5, Tiranë, ju ka  bërë thirrje qytetarëve për protestën e 11 korrikut teksa shkruan: Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kura e vetme për të dalë nga kjo situatë.

Postimi i plotë:

Tirana gati për protestën e ditës së enjte, datë 11 korrik, ora 20:00. Me banorët e Njësisë nr.5 sot ishim të gjithë në një mendje, se Shqipëria tashmë duhet ti rikthehet normalitetit dhe se Edi Rama duhet të largohet një orë e më parë.

Ekonomia e rrënuar, shëndetësia e shkatërruar, arsimi i degraduar, mungesa e rendit e sigurisë dhe shpopullimi, janë arsyet kryesore që Tirana do derdhet në bulevard më shumë se kurrë.

Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kura e vetme për të dalë nga kjo situatë.

O sot, o kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco