‘Dumani vazhdon presionet ndaj medias’/ Berisha: 72 orë na ndajnë nga ora jonë! Të gjithë në këmbë kundër kësaj drejtësie kriminale

21:01, 08/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka denoncuar presionet e kreut të SPAK, Altin Dumani ndaj mediave.

‘72 orë na ndajnë nga ora jonë! Të gjithë në këmbë kundër kësaj drejtësie kriminale’, theksoi Berisha.

Berisha: Miqtë e mi, 11 korriku është një protestë e të gjithë shqiptarëve për të cilët pa drejtësi nuk ka liri.

Shikoni çdo ditë të shpërfytyruarin, pengun Altin Zamani.

Ky mercenar në krye të organizatës kriminale kërkon një vit burg për gjykatësin që kishte 60 metër katrorë banesë në Golem të paidentifikuar.

Dhe këtu nuk justifikohet asnjë njeri për asnjë metër katror.

Po zotëria e tij me tre apartamente? Po Dumani me tre apartamente, duke larë paratë e pista që ka përfituar?

Si i bëri paratë për tre apartamente.

Ndaj dhe ai rri peng i Edi Ramës.

Ndaj dhe ai firmos sot 21 mandate dhe i kapërdin me turp të nesërmen sikur nuk janë.

Ky peng është edhe pengmarrës. Mban peng gazetarë, sulmon gazetarë të cilët i nxjerrin fytyrën në shesh atij.

Vazhdon presionin dhe terrorin ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar që publikoi dosjen e shitur nga Dumani për vrasësin serial Dumani.

Miqtë e mi, a keni dëgjuar kund në botë përveçse me këtë mercenar, se ai po heton kush nxori sekretin, në një kohë kur ai nxori vetë sekretin bashkë me bashkëpunëtorët e tij?

A ka drejtësi më kriminale, a ka drejtësi me qesharake se kjo?

Ky tallet sepse është mercenari i Edi Ramës.

Sepse zbaton si lake urdhrat e tij.

Sepse nuk hap dot asnjë çështje, përkundrazi përpjekjet tona për të hapur çështje me Edi Ramën, përfundojnë të gjitha në dosje kallp nga Altin Dumani.

Ndaj dhe shqiptarë, kush i thotë të drejtës të drejtë, në këmbë dhe në betejë, në betejë dhe vetëm betejë për triumfin e të vërtetave.

72 orë na ndajnë nga ora jonë.

72 orë na ndajnë nga ora e fitores.

Ndaj dhe u bëj thirrje, të gjithë në këmbë, të gjithë në shesh.

Të enjten, në ora 8.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco