VIDEO/ Çollaku: Dumani duhet të bënte konferencë shtypi, të informonte shqiptarët

17:07, 08/07/2024
A+ Aa A-

Kreut të SPAK, Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, iu drejtuan disa pyetje në lidhje aferën korruptive të inceneratorëve.

Në përgjigjet e tij pa kamera me gazetarët, Dumani kuptohet lehtësisht nga përgjigjet që ka dhënë se nuk është gjë tjetër vetëm se një shërbëtor besnik i Edi Ramës.

Basir Çollaku, i ftuar në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, komentoi këto deklarata teksa u shpreh se duhet që drejtori i këtij institucioni të bënte takime formale, të bënte konferencë shtypi, të infromonte shqiptarët.

Së pari do të doja që drejtori i këtij institucioni të bënte takime formale , të bënte konferencë shtypi, të informonte shqiptarët, të mos i lejë gjërat , ai duhet të dalë të flaës për gjërat që di , dhe natyrisht që nuk cënojnë hetimin, dhe të mos i lejë evazive gjërat... siç shpërndahen shpesh herë lajme nga ky insitutucion nga burime të ndryshme.

Edhe në ditën e sotme, morëm dy gjëra interesante. Së pari, tek çeshtja e nxehtë e Veliajt, ngjau sikur Dumani kishte dalë për të thënë që atë 'njoftim e kishim bërë ne. Kam dhënë përgjigje. '

Ai njoftim i Prokurorisë së Posaçme nuk është përgjigje, në atë njoftim aty ka përgjigje të bollshme.

Unë do them se nuk ka pasur masë për të bllokuar passaportën, ka pasur kërkesë për arrest me burg për të.

Prokuroria njoftoi aty se nuk ka pasur mbrëmë operacion. Ne morëm vesh që nuk ka pasur operacion, se po të kishte pasur ato do ishin te gjithë brenda.

Këtë duhet të kishte sqaruar prokurori i çështjes dhe hetuesi: A mbikëqyret ky zotëri që është në hetim që xhezdis botën?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco