VIDEO/ Bozdo: Tuneli ka kosto marramendëse, shkurton vetëm 20 minuta kohë

15:42, 08/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në 'SYRI TV' më moderatorin, Arnold Kariqi për të diskutuar mbi investimin marramendëse të tunelit të LLogara ishte anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Bozdo është shprehur se tuneli ka kushtuar shumë shtrenjtë nëse e krahasojmë me komponetët që ai rregullon në jugun e vendit.

"Tuneli i Llogarasë është investim pa logjike ekonomike, ku vendos të bësh një investim me shifra të tilla duhet të ketë si kriter se kujt i  shërben ky investim,sa është numri i popullatës, integrimit ekon0omik, a ndihmon ekonominë dhe turizmin.

Nëse shohim këto lloj kriteresh në një investim 180 milionë euro që i shërben pak njerëzve dhe shkurton pak kohë mendoj se është i padobishëm ekonomikisht.

Tuneli shkurton vetëm 20 min kohë dhe të harxhosh 180 milionë euro është e palogjikshme. Nuk vuan jugu dhe turizmi vetëm për këtë tunel pasi mungon uji, energjia elektrike.

PD rrjetin rrugor të jugut janë investime të kryer në kohën e PD dhe  kanë shërbyer qytetarëve dhe turizmit. Ky tunel i shërben vilave në Palasë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco