Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Salianji: Mbyll listat dhe ndalon koalicionet!

Propozimi i PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Salianji: Mbyll listat dhe ndalon koalicionet!

13:28, 08/07/2024
A+ Aa A-

Ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike në lidhje me propozimin e Partisë Socialiste për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në një postim në rrjetet sociale, Ervin Salianji, u shpreh se ky propozim i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

“Propozimi i Partisë Socialiste depozituar në Kuvend i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, mbyll listat dhe ndalon koalicionet!
Në 11 Korrik ora 20:00 protesto!”, shkruan Salianji.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco