Altin Dumani si zëdhënës besnik i Edi Ramës, përsërit fjalët e KM për vjedhjen e shekullit

Altin Dumani si zëdhënës besnik i Edi Ramës, përsërit fjalët e KM për vjedhjen e shekullit

13:15, 08/07/2024
A+ Aa A-

Kreut të SPAK, Altin Dumani, në një takim pa kamera me gazetarët, iu drejtuan disa pyetje në lidhje aferën korruptive të inceneratorëve.

Në përgjigjet e tij pa kamera me gazetarët, Dumani kuptohet lehtësisht nga përgjigjet që ka dhënë se nuk është gjë tjetër vetëm se një shërbëtor besnik i Edi Ramës.

Për t’ia bërë më të qartë publikut për këtë po sjellim dy përgjigje të Dumanit për të njëjtën temë, por për perzonazhe të ndryshme.

Kur është pyetur për vendimin e Apelit, që e klasifikon aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës si grup i strukturuar kriminal, Dumani ka qenë i prerë për të mos e pranuar këtë gjë dhe ka thënë se nuk e cakton gjyqtari atë, por ne.

Kjo përgjigjë në fakt provon copëzimin e qëllimshëm të aferës së inceneratorëve vetëm e vetëm që të shpëtohet Edi Rama dhe Erion Veliaj. Dumani dhe Kraja kanë shkatërruar me qëllim hetimin për inceneratorin për t’i ndenjur sa më larg autorëve të vërtetë të vjedhjes dhe për të mos e klasifikuar hetimin si grup i strukturuar kriminal.

Mirëpo, kur është pyetur për ish-krahun e djathtë të Edi Ramës, Arben Ahmetajn, Dumani është është treguar shumë i zellshëm për të folë, ku ka thënë se kemi bërë kërkesë për ekstradimin e tij etj.

Por, kur gazetarët e kanë pyetur për diçka tjetër, investigimin e Rai3, Dumani është kujdesur të thotë se ka persona të hetuar, të dënuar dhe nën hetim dhe ka përmendur përsëri emrin e Arben Ahmetajt, gjë që ka qenë një përsëritje frojdiane, pasi sapo e kishte ezauruar përgjigjen për të. Por duke qenë se i është lënë porosi që ajo aferë do t'i ngarkohet vetëm atij dhe disa personave dytësor, Dumani e përsërit emrin e Ahmetajt vend e pa vend që mos harrojë porosinë.

Ky kujdes i veçantë për të mos e cilësuar grup të strukturuar kriminal të përfshirët në vjedhjen e shekullit dhe për t’ai ngarkuar Arben Ahmetajt gjithë përgjejgësinë e aferës është në fakt edhe retorika e Edi Ramës.

Gjë të cilën Dumani e ka shumë të qartë në çdo fjalë që thotë.

 Kjo gjë e bën kreun e SPAK të duket si zëdhënes i Edi Ramës dhe jo si prokuror shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco