VIDEO/ Denoncimi për SYRI TV nga Gëzim Bushati: Pjerin Ndreu më kërcënoi me jetë

13:05, 08/07/2024
A+ Aa A-

Biznesmeni Gëzim Bushati denoncon kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu se e ka kërcënuar me jetë. Në një intervistë për Syri Televizion, Bushati tregon mesazhet që ka shkëmbyer me Ndreun ku dhe ai e ka kërcënuar.

Për këto kërcënime ai iu është drejtuar komisariatit numër 3, por sipas tij nuk i kanë marrë denoncimin pasi pretendimi është që kallëzimet për të zgjedhurit duhen bërë në Drejtorinë e Tiranës ose në SPAK.

Nga SYRI TV

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu më ka kërcënuar me jetë. Është ky denoncimi që biznesmeni Gëzim Bushati ka bërë për Syri Televizion. Kërcënimet e Pjerin Ndreut sipas biznesmenit janë bërë nëpërmjet mesazheve në telefon.

Ai ka treguar për Syri Televizion komunikimet me Ndreun dhe i është drejtuar komisariatit numër 3 për të bërë denoncim. Por sipas Bushatit, denoncimi në komisariatin numër 3 nuk i është marrë pasi sipas tyre për të zgjedhurit denoncimi duhet bërë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ose në SPAK.

Gëzim Bushati ka një thirrje dhe për kryeministrin Edi Rama.

Bushati thotë se nuk ka frikë për jetën por se ka ardhur për të vënë në provë organet e shtetit nëse funksionojnë apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco