Altin Dumani 'pranon' se ndaj liderit të opozitës, pas mbi 3 vitesh hetime, nuk ka prova: Do ju themi kur...

Altin Dumani 'pranon' se ndaj liderit të opozitës, pas mbi 3 vitesh hetime, nuk ka prova: Do ju themi kur...

12:25, 08/07/2024
A+ Aa A-

Altin Dumani është pyetur sot nga gazetarët lidhur me hetimet mbi 3 vjeçare ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, i cili mbahet i arrestuar me urdhër politik që prej 30 dhjetorit 2023, pa asnjë fakt e provë.

Kreu i SPAK gjatë bisedës me gazetarët nuk ka thënë thuajse asgjë të re përveç përgjigjeve spekulative dhe skupeve, të cilat janë bërë tashmë normë e komunikimit të tij.

Lidhur me ecurinë e hetimeve ndaj liderit të opozitës, Dumani nuk ka mundur të thotë dot asgjë, pasi siç edhe dihet nuk kanë mundur të gjejnë prova, por është shprehur se ku t’i gjejmë do t’ju themi dhe do ta çojmë dosjen në gjykatë. Përgjigje kjo sovjetike nga ana e kreut të SPAK, sipas devizës staliniste, 'të arrestojmë pa prova, pastaj i sajojmë ato vetë'.

Keshtu, kreu i SPAK, shërbëtori i kryeministrit ka pranuar se nuk ka prova ndaj kreut të opozitës, gjë që nënkupton se ai mbahet në arrest me urdhër politik.

Pyetjes nëse ndaj Berishës ka hetim pasuror, Dumani i është përgjigjur: Janë bërë hetime pasurore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco