Zgjedhjet në Himarë/ Suli: Rilindja ka hall të vënë ‘prefektin perfekt’ për zotin Rama, po llogarisin edhe dhitë e delet si votues

10:21, 08/07/2024
A+ Aa A-

Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të hequr Fredi Belerin nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës, në të cilin ai u zgjodh, por nuk u betua kurrë, përfundon një cikël 14-mujor të parregullsive nga qeveria e Edi Ramës me qëllim diskreditimin e të burgosurit etnik grek, i cili është gjithashtu një eurodeputet që përfaqëson Demokracinë e Re në pushtet në Greqi.

Marin Suli, sekretari i përgjithshëm i Omonias nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se halli më i madh që Rama ka në fakt nuk lidhen aspak me figurën e Belerit, por me përditshmërinë ulëritëse grabitëse të pronave.

‘Të tre kryetarët e bashkisë Jorgo Gorën, ajo zonja dhe ky tjetri po dalin përditë me vjedhje tokash dhe këta unë nuk e di se çfarë oreksi kanë sepse marin nga 10 mijë metra e sipër”-u shpreh Suli.

Deklarata e tij:

"Në fakt nuk ka asnjë nacionalizëm apo patriotizëm janë të gjitha në shërbim të hallit të madh që ka zoti Rama, nuk e bën dot shumicën në Himarë dhe nuk ka për ta bërë dhe po të shikoni halli real nuk ishte Beleri, halli real është përditshmëria ulëritëse grabitëse e pronave.

Të tre kryetarët e bashkisë Jorgo Gorën, ajo zonja dhe ky tjetri po dalin përditë me vjedhje tokash dhe këta unë nuk e di se çfarë oreksi kanë sepse marin nga 10 mijë metra e sipër.

Kështu që nuk kanë hall ata se mos Greqia vjen e i vë rrota Himarës edhe ta marri e ta çojë në Greqi apo këtu shpallet pavarësia e Himarës nga shteti shqiptar.

I vetmi hall është që të vënë prefektin perfekt për zotin Rama dhe estrada e Ballshit të vazhdojë akoma.

Unë kam përshtypjen që në Himarë edhe një herë tjetër demokracia do funksionojë, kjo zona këtu nuk para i ka qejf pushtuesit dhe sigurisht ka një skenar që mund të sjellin ushtrinë dhe asaj nuk kemi ca i bëjmë se këta mund edhe të të arrestojnë.

Si p.sh kam informacione nga terreni që këtu po bëjnë banorët e Himarës (kamarierët, pastruesit e të gjitha resorteve), pra çdo gjë të mundur që të ulin diferencën e madhe që kanë në zonën e Himarës me votat, ndërkohë në lumin e Vlorës janë bërë votuesit edhe dhitë e delet e të gjitha staneve.

Klea Sula/ Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco