KAFE SHQETO/ Çmimet e larta, Kraja:  Shteti faktori kryesor që e ka bërë jetën me të shtrenjtë në Shqipëri

KAFE SHQETO/ Çmimet e larta, Kraja: Shteti faktori kryesor që e ka bërë jetën me të shtrenjtë në Shqipëri

10:17, 08/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë eksperti i ekonomisë Akil Kraja. Ai ka komentuar situatën e çmime ve vend dhe atë të të ardhurave te shqiptare që kanë një diferencë shumë të madhe

Akil Kraja: Të flasim për qytetarët që na ndjekin. Çdo herë që ne harxhojmë 50 mijë lekë në pazar  10 mijë i merr shteti me TVSH mbi produktet ushqimore. Ndërkohë që në BE ka vende që produktet ushqimore e kanë zero TVSH e kanë 5, apo edhe në rajon e kanë nën 10 për qind. Që do të thotë nëse në BE një familje bënë 50 euro pazar shanset janë që të të marrë realisht nën 4 – 5 euro. Në Shqipëri ti bën 50 mije lekë pazar dhe 10 mije lëkë ti merr shteti. Pse ndodh kjo. Sepse duke qenë se jetojmë në një realitet ekonomik ku fitimi i bizneseve dhe vjelja e taksave, pra aktiviteti prodhues është shumë i ulët bën që ne të kemi mbi 32 për qind të të ardhurave të buxhetit të shtetit nga vjelja e TVSH. Ndërkohë që në BE jemi nën 20 për qind, Pra kjo në gjenezë tregon që shteti shqiptar ka dështuar për të mbështetur sektorë prodhues siç janë eksportet apo edhe bujqësia dhe është nxitur vetëm në një sektor që është ky pastrimi i madh i parasë i kësaj ekonomisë gri e cila në aparencë duket sikur po e mban motorin ndezur , ndërkohë jo. Pra shteti është faktori kryesor që ekonomikisht e ka bërë jetën me të shtrenjtë në Shqipëri....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco