KAFE SHQETO/ ‘Shqipëria çmimet si Europa, por jetesa e varfër’, Muçollari:  Kjo nuk është një ekonomi tregu

KAFE SHQETO/ ‘Shqipëria çmimet si Europa, por jetesa e varfër’, Muçollari: Kjo nuk është një ekonomi tregu

10:03, 08/07/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO ka qenë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Grigels Muçollari. Ai ka komentuar situatën ekonomike të shqiptarëve duke parë se çmimet kanë një standard evropian ndërkohe që të ardhurat janë krejt ndryshe.

Grigels Muçollari: E gjithë kjo situatë me rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe të kostos së jetesës në Shqipëri lidhet me një, nuk është një program afatshkurtër por program i shtrirë në kohë. Lidhet me modelin ekonomik ose me modelin që ne kemi vendosur ose që qeveria ka vendosur të aplikojë mbi ekonominë. E para do ta shihja këtë raportin e zhdrejtë të rritjes së çmimeve gati, gati të njëjtë më atë të vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë rritjen minimale të të ardhurave. Kjo në thelb shkakton ulje të të ardhurave. Sepse nëse unë me të njëjtën sasi të të ardhurave ble më pak se sa blija më përpara, do të thotë që mua më janë ulur të ardhurat në aspektin faktik. Kështu që kjo është e lidhur me modelin ekonomik. E para që për sa kohë kërkesa nuk përputhet me ofertën që do të thotë që çmimet vazhdojnë e rriten por ndërkohë që të ardhurat jo. Atëherë ka dy arsye në opinionin tim. E para ose ka një ekonomi informate, që do të thotë janë paratë e pista që po qarkullojnë dhe këto shkaktojnë rritjen e çmimeve ose modeli ekonomik i tregut është i drejtuar drejt oligopolit ose monopolit ose të dyja bashkë. Kjo e fundit ne e vëmë re në të gjithë sektorët sot, e vemi re në produktet e shportës, në produktet bujqësore, e vëmë re në sektorin e ndërtimit e vëmë re në sektorin e telefonisë celulare, e vëmë re në sektorin e kompanive të sigurimeve që do të thotë që këtu nuk kemi të bëjmë me një ekonomi tregu. Kjo nuk është një ekonomi tregu, Kjo është një vendosje e detyruar e çmimeve për shkak të mënyrës që shteti nuk arrin ta kontrolloje....

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco