Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse hesht PS për vjedhjen 32 mln euro?

KAFE SHQETO/ Abilekaj: Tavo u zgjodh që para 1 viti. Shteti është vënë në shërbim të planit djallëzor të një njeriu

09:56, 08/07/2024
A+ Aa A-

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin ka folur në lidhje me zgjedhjet në Himarë dhe procedurën e ndjekur nga Edi Rama dhe vartësit e tij.

Abilekaj u shpreh në SYRI TV, se Vangjel Tavo ishte zgjedhur që para 1 viti për të qenë kandidat për Himarën, dhe se si çdo strukturë e shtetit është vënë në shërbim të një plani djallëzor të një njeriu. ‘Kaq lehtë vendoset diktatura’, tha Abilekaj.

‘Dihej që para 1 viti kjo. Ishte piketuar nga Rama, Vangjel Tavo sepse e bëri prefekt. Tani ai, pasi përfundoi procesin e nisur dhe do të përfundojë në 4 gusht nga Edi Rama, sepse është një proces i gjithi i bërë nga Edi Rama.

Po duket qartë se çdo akuzë që është bërë ndaj Ramës, është vërtetuar nga vetë ai. Me të gjithë hapat që ka ndjekur, ai ka vërtetuar nga ata që kundërshtuan vendimin për Belerin që në fillim.

Problemi është ky, se si këta vihen në shërbim të një personi, të një plani djallëzor të një personi, një plani antishtet të një personi me një lehtësinë më të madhe.

Policia e Vlorës vihet në shërbim militant duke arrestuar Fredi Belerin gjoja në flagrancë, por ai ishte në darkë. Prokuroria e Vlorës i shërben planit djallëzor të një personi me një militantizëm që të bën përshtypje dhe hap një çështje që nuk i takon fare.

Pastaj ia kalon SPAK, i cili duke parë që është hapur një çështje ndaj një personi, veç e merr pa e kundërshtuar fare. E kam me njerëzit që i shërbejnë kundër vendit të tyre dhe i nënshtrohen një njeriu. Kaq thjeshtë implementohet diktatura në një vend’, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco