Lajmi i fundit

LIVE/ Përplasje me policinë, banorët e zonës në aksin Thumanë-Kashar në protestë

Nuk i pritet sa të rrëmbejë Himarën/ Rama diskuton sot me Kryesinë kandidaturat

Nuk i pritet sa të rrëmbejë Himarën/ Rama diskuton sot me Kryesinë kandidaturat

07:36, 08/07/2024
A+ Aa A-

Pak përpara nisjes për në Samitin e NATO-s në Washington, kryeministri Edi Rama e nis javën me mbledhjen e kryesisë të PS. Mësohet se mbledhja do të mbahet në selinë e PS ora 08:30.

Dy pritet të jenë çështjet kryesore për diskutim, emri se kush do të jetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë. Koordinimi në funksion të këtyre zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlora.

Tashmë socialistët kanë disa emra për garën e Himarës, por pritet konsultimi në kryesi i të gjithë emrave potencial për të mbërritur në kandidaturën finale.

Si çështje e dytë kryesia e PS do të diskutojë ecurinë e përgatitjeve për Kongresin e 27 Korrikut nga ku do të zgjidhet asambleja e re kombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco