Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vokshi takime me përfaqësues të 'Forza Italia': Informova miqtë tanë për procesin politik ndaj kreut të PD Berisha

Vokshi takime me përfaqësues të 'Forza Italia': Informova miqtë tanë për procesin politik ndaj kreut të PD Berisha

10:52, 07/07/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka zhvilluar takime në Romë Itali me përfaqësues të Forza Italias.

Njoftimin për këto takime deputetja demokrate i ka bërë në një postim në facebook ku shkruan se «informova miqtë tanë në lidhje me vendimin e gjyqit të apelit për statusin ligjor të PD, procesin tërësisht politik ndaj kreut të PD z. Berisha, që vijon mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë, pa prova, pa fakte e dëshmitarë; si dhe kërkova mbështetjen e Forza Italias në betejën tonë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Mesazhi :

Romë, Itali, Dhoma e Deputetëve (Parlamenti Italian):

Pata rastin dhe kënaqësinë që së bashku me z. Bardhok Doda, Kryetar i deges së PD Romë, njëherazi koordinator i Forza Italia, të takohesha me z. Paolo Barelli, President i Grupit të Forza Italias në Parlament; me a z. Alessandro Battilocchio, deputet dhe komisioner për sigurinë kombëtare në Parlament; Znj. Erica Mazzeti dhe Z. Andrea Caroppo, deputetë të Forza Italia; dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Forza Italia në Senat z. Simone Baldelli.

Diskutuam për çështje të ndryshme, ndër të tjera për situatën politike e sociale në Shqipëri, për dy problemet kryesore me të cilat Shqipëria po përballet: emigrimi masiv dhe korrupsioni e krimi masiv siç dëshmohet edhe në emisionin Report RAI3. Të dy të lidhur e që ndihmojnë njëri tjetrin. Korrupsioni e krimi të lidhur me qeverinë nxisin largimin e shqiptarëve. Mbi 1 milionë shqiptarë të larguar në dhjetë vitet e fundit, 75% të rinj, pjesa më vitale.

Informova miqtë tanë në lidhje me vendimin e gjyqit të apelit për statusin ligjor të PD, procesin tërësisht politik ndaj kreut të PD z. Berisha, që vijon mbahet në arrest shtëpiak pa akuzë, pa prova, pa fakte e dëshmitarë; si dhe kërkova mbështetjen e Forza Italias në betejën tonë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.

Lidhjet e PD me Forza Italia janë historike e do vijojnë të forcohen në nivele të ndryshme bashkëpunimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco