Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Berisha: Asnjë qeveri nuk e mori përsipër tunelin e Llogarasë, Rama shpenzoi 180 milionë euro për 3-4 mijë banorë

21:01, 06/07/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka hedhur akuza sërish ndaj Edi Ramës, për ndërtimin e kushtueshëm të tunelit të Llogarasë.

‘Asnjë qeveri nuk e mori përsipër tunelin e Llogarasë, Rama shpenzoi 180 milionë euro për 3-4 mijë banorë’, tha kryedemokrati gjatë fjalës së tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të bashkohemi o sot o kurrë sepse Shqipëria e këtyre hajdutëve të pashpirt është vendi i vetëm në botë që për xhepat dhe interesat personale të Edi Ramës, ndërton tunel me investim 45 mijë euro për banor.

45 mijë euro për një banor iu ka kushtuar shqiptarëve tuneli i Llogarasë, i cili është nga Alfa te Omega, vepër e zezë e korrupsionit më të madh.

Edhe njëherë, rikujtoj shqiptarët se tuneli i Elbasanit ka kushtuar gjithsej 30 euro për banor.

Edhe njëherë, rikujtoj shqiptarët se tuneli i Kalimashit ka kushtuar gjithsej 59 euro për udhëtar.

Kurse tuneli i Llogarasë, i të pangopurit, i kryekorruptorit të Shqipërisë, që u ndërtua për valixhet me euro dhe interesat personale të Edi Ramës, iu ka kushtuar shqiptarëve, për ata që thonë turizmi, turizmi, 22 mijë euro për një shtrat turistik të asaj zone.

Ky është një krim i shëmtuar, që pas djegësave përbën gjobën e dytë më të rëndë mbi shqiptarët.

Të bashkohemi, t’i japim dërrmën këtij regjimi të pamëshirë, këtij regjimi mizor që trajton shqiptarët si skllevër.

Edi Rama, duke e ditur se çdo ditë po nxjerrim lakuriq vjedhjen e tij të tmerrshme të fundit në Llogara, mërmërin dhe thotë se shumë qeveri e kishin premtuar këtë tunel.

Përveç Baba Pilos së tij, Spiro Kolekës, mendja e mbrapshtë njerëzore nuk kishte menduar kurrë se për 3-4 mijë banorë mund të shpenzohen 180 milionë euro për të shkurtuar 23-25 minuta distancën me Vlorën të këtyre banorëve.

Miqtë e mi, asnjë qeveri nuk mori përsipër një hajni të tillë, një gjobë të tmerrshme për shqiptarët, të cilët sot nga Vlora në Ksamil, në kulmin e sezonit, nuk kanë ujë për të pirë, vuajnë për ujë të pijshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco