SYRI TV/ Dekreti për zgjedhjet në Himarë, PD: U shkel ligji

15:09, 06/07/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka renditur shkeljet e kryera nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi dhe Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, të cilët u bën pjesë e skenarit të kryeministrit Edi Rama për ta çuar sa më shpejtë Himarën në zgjedhje të parakohëshme, duke shkelur edhe hapur ligjin.

Sekretari për çëshjtet zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso referuar ligjit të dekriminalizimit, theksoi se  vendimi I marrë nga ana e Ilirjan Celibashit për t’I hequr mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit, është I jashtëligjshëm.  

Kaso denoncoi edhe shkeljen e Kushtetutës nga ana e presidentit Bajram Begaj, I cili dekretoi datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Himarës.

Sekretari për çështjet zgjedhore në selinë blu, Ivi Kaso deklaroi se të gjithë ata që kanë kryer shkelje duke u bërë pjesë e këtij skenari do të përgjigjen para ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco