SYRI TV/ Blegtorët në Fier drejt falimentimit: Shteti nuk ka marrë masa

SYRI TV/ Blegtorët në Fier drejt falimentimit: Shteti nuk ka marrë masa

15:04, 06/07/2024
A+ Aa A-

Përpunuesit e qumështit nëpërmjet grumbulluesve po çojnë në falimentim blegtorët e zonave të ndryshme në Fier.

Ulje çmimi ka pasur në marrjen e qumështit të deles, dhisë apo lopës një veprim i cili blegtorët po i vë në dilemë që të mbajnë apo ti shesin gjedhët apo të imtat sikundër për pasojë po zhduken edhe baxhot e së bashku me to reduktohen vendet e punës duke u larguar fuqia  puntore.

Blegtorët e zonës së Semanit, Sektor Semanit apo Boçovës në Levan ankohen se janë në këtë situatë për shkak të ministrisë së bujqësie e cila nuk merr masa.

Vullnet Gega është një blegtor shumë i suksesshëm i zonës së Boçovës në Levan. Ai pohonë se mungesa e subvencioneve nga ana e qeverisë, apo ndihmat tepër të ulta që ato japin për blegtorinë po na çojnë në falimentim.

Blegtori me shumë përvojë në zonën e tij të Levanit ka një apel për kryeministrin Rama dhe ministrinë e bujqësisë duke pohuan se mbështesni blegtorinë nëse nuk doni zhdukjen e bagëtive dhe shpopullimin e vendit.

Burime të tjera nga specialistë të veterinarisë  në drejtorinë e bujqësisë për Fierin e Mallakastrën pohojnë se nga 85 baxho që kanë funksionuar vite më parë në këtë vit numërohen vetëm 15, pjesa tjetër janë mbyllur për shkak të falimentimit apo shitjes e zhdukjes së krerve të gjedhëve apo të imtave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco