Luan Baçi bën bashkë qytetarët e Fierit: Kjo mazhorancë tashmë është regjim, një mijë arsye për të protestuar

Luan Baçi bën bashkë qytetarët e Fierit: Kjo mazhorancë tashmë është regjim, një mijë arsye për të protestuar

13:28, 06/07/2024
A+ Aa A-

Protesta e 11 Korrikut është kryefja e çdo deputeti të opozitës në takimet me qytetarët.

Nën moton, “Të bashkuar në betejë,” sot drejtuesi politik i Qarkut të Fierit për Partinë Demorkatike Luan Baçi është takuar me dhjetra qytetarë fierak duke i ftuar në protstën kombëtare të 11 korrikut ora 20:00.

Në takimet me qytetarët Baçi ka theksuar se çdo qytetar, I ri, i moshuar, profesionit, I vetpunësuar  apo jo duhet të reagoj kundër regjimit që ka po grabit vendin e po varfëron çdo ditë e më shumë shqiptarët.

Sipas Baçit, kjo proteste nuk është vetëm e opozitës por çdo qytetari të vjedhur nga narko-qeveria e Edi Ramës.

Luan Baçi:

“Në 11 korrik të gjithë në protestë. Sot qytetarët e Fierit na dhanë një mesazh të qartë; jeni të vonuar, na thanë. Këta nuk durohen më, duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë.

Kemi njëmijë arsye të protestojmë dhe asnjë arsye, të rrime indiferent pa dallime politike. Kjo mazhorancë tashmë është regjim dhe asgjë më tepër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco